By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nga sot tregtarët do t’i shpallin publikisht çmimet e shitjes në ueb faqet e tyre
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nga sot tregtarët do t’i shpallin publikisht çmimet e shitjes në ueb faqet e tyre
Maqedoni

Nga sot tregtarët do t’i shpallin publikisht çmimet e shitjes në ueb faqet e tyre

admin
Last updated: 18/04/2025 09:48
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 prill – Nga sot tregtarët me pakicë në bazë ditore janë të detyruar të publikojnë çmimet e shitjes së produkteve në ueb faqet e tyre zyrtare. Detyrimi buron nga ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen e konsumatorit të publikuar në Gazetën Zyrtare më 4 mars, ndërsa Ministria e Ekonomisë ka hartuar një Rregullore për mënyrën e shpalljes së çmimeve të mallrave.

Në Rregullore thuhet se të gjithë shitësit e vegjël, të mesëm dhe të mëdhenj në tregtinë me pakicë konform Klasifikimit të veprimtarive, kanë për detyrë të publikojnë çdo ditë çmimet e mallrave që vendosin në treg në ueb faqen e tyre në mënyrë të qartë dhe të kapshme, përmes një pjese të veçantë të ueb faqes që kanë të bëjnë me çmimet. Çmimet e publikuara duhet të jenë të kapshëm pa pasur nevojë për regjistrim ose paralajmërim shtesë.

Përditësimi i çmimeve duhet të realizohet çdo ditë deri në orën 10, dhe në rast të një gabimi teknik të paqëllimshëm, tregtari është i detyruar ta korrigjojë gabimin brenda 24 orëve.

Nëse tregtari ofron çmime promocionale ose me zbritje, në ueb faqe duhet të shënohet çmimi i rregullt, përqindja ose shuma e uljes, si dhe kohëzgjatja e promovimit ose zbritjes.

Во анкетата што ја направи МИА, мнозинството граѓани изјавија дека нема да влезат во маркетите додека трае бојкотот. Тие се согласни дека цените на производите се превисоки за ниските примања

Sipas autoriteteve, kjo metodë e publikimit të çmimeve të shitjes do të sigurojë transparencë, konkurrencë më të madhe dhe ulje të çmimeve.

“Ndryshimet në Ligjin hynë në fuqi më 4 mars dhe me të është parashikuar detyrimi që në afat prej 45 ditëve nga publikimi i Ligjit në Gazetën Zyrtare për çdo tregtar të vogël, të mesëm dhe të madh që ushtron tregti me pakicë në ueb faqen e tij ta publikojë, veçmas për çdo objekt për shitje, çmim rrjedhës të shitjes, respektivisht çmimin për njësi në momentin e publikimit të secilit mall që e ofron për shitje”, ka thënë ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi në konferencën për shtyp të mërkurën.

Shoqata e farmacive private të Republikës së Maqedonisë së Veriut kërkoi dje përjashtimin e barnatoreve nga Rregullorja e re për shpalljen e çmimeve të mallrave.

“Dëshirojmë të potencojmë se barnatoret nuk janë objekte klasike të shitjes me pakicë, por institucione në nivelin primar shëndetësor, ku punohet me kuadro të licencuar të shëndetësisë, master në farmaci dhe teknikë farmaceutikë. Roli ynë parësor është të ofrojmë kujdes shëndetësor dhe farmaceutik për pacientët, përmes dhënies dhe këshillimit për përdorimin e barnave, ndjekjen e terapisë dhe edukimit të qytetarëve, ndërsa jo të angazhohemi në tregti në kuptimin klasik”, theksoi Biljana Bozhinovska, anëtare e Këshillit ekzekutiv të Shoqatës së farmacive private.

Здружението на приватни аптеки на Република Северна Македонија бара изземање на аптеките од новиот Правилник за објавување цени на стоки од 3 април годинава, нагласи за време на денешната изј

Ndryshime në Ligjin për mbrojtjen e konsumatorit u miratuan në seancën parlamentare të mbajtur më 25 shkurt. Ligj të ngjashëm ka miratuar edhe Kroacia.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mot i ndryshueshëm me vranësira me reshje lokale të shiut
Next Article Mot me diell dhe vranësira

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?