By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ngadalësohet rritja e çmimeve në Shqipëri, inflacion zbriti në 2.3 për qind në mars
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Ngadalësohet rritja e çmimeve në Shqipëri, inflacion zbriti në 2.3 për qind në mars
Shqipëri

Ngadalësohet rritja e çmimeve në Shqipëri, inflacion zbriti në 2.3 për qind në mars

admin
Last updated: 16/04/2024 11:45
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Inflacioni, i cili mat ndryshimin e shportës kryesore të mallrave të konsumit, ra në 2.3 por qind në muajin mars.

Instituti i Statistikave në Shqipëri publikoi sot Indeksin e Çmimeve të Konsumit (IÇK) sipas të cilit ndryshimi vjetor në muajin mars është 2.3 për qind. Një vit më parë ky ndryshim ishte 5.3 për qind.

Ndryshimi mujor i Indeksit të Çmimeve të Konsumit në muajin mars 2024, krahasuar me shkurt 2024 është 4 për qind.

Ky është niveli më i ulët, që nga tetori 2021, përpara se të fillonte një valë rritje çmimesh, fillimisht si rrjedhojë e problemeve në furnizim që krijoi pandemia dhe më pas nga çrregullimet e tregjeve si rrjedhojë e agresionit rus ndaj Ukrainës.

Inflacioni ka zbritur poshtë objektivit të shënjestruar prej 3 për qind të Bankës së Shqipërisë.

Krahasuar me muajin mars 2023, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 4,2 %, pasuar nga grupet “argëtim dhe kulturë” me 3,8 %, “hotele, kafene dhe restorante” me 3,5 %, “pije alkoolike dhe duhan”, “veshje dhe këpucë” dhe “mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,3 % secili, “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,4 %, “shërbimi arsimor” me 2,3 %, “ushqime dhe pije joalkoolike” me 2 %, “shëndeti” me 1,9 % dhe “komunikimi” me 0,2 %.

Nga ana tjetër çmimet e grupit “transporti” shënuan ulje me 0,3 %. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” patën një rritje me 4,7 %, pasuar nga nëngrupet “peshk” me 4,6 %, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 4,4 %, “qumësht, djathë dhe vezë” u rritën me 4 %, “mish” me 3,7 %, etj. 

You Might Also Like

Sektori i turizmit ka nevojë për 20 mijë punonjës

Dështon për herë të tretë mbledhja e Këshillit Bashkiak në Bulqizë, tensione dhe debate mes mazhorancës dhe opozitës

Protesta e PD! Procedohen penalisht 7 protestues, mes tyre edhe një deputet

Vrasja e biznesmenit Rexhep Ismaili në Sarandë/ Zbardhet dëshmia e të plagosurit: Si nisi konflikti për beach bar-in

Ndërtimi i Bypassit të Elbasanit, hapen tenderat 60 mln euro! Afati deri më 10 qershor, punimet nisin nga Bradasheshi e lidhen me rrugën e re të Korridorit 8

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nga e enjtja dy linja shtesë të autobusëve për Panairin e librit
Next Article Eksportohen kontejnerët e fundit me dhe të kontaminuar nga OHIS nga “LOT” 3, fillon eksporti me “LOT” 4

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kongresi i VLEN-it zgjedh drejtuesit e rinj, Mexhiti dhe Kasami bashkryetarë
Maqedoni
Sektori i turizmit ka nevojë për 20 mijë punonjës
Shqipëri
Gruevski reagon nga Hungaria: Ka pasur përndjekje brutale politike
Maqedoni
PDSH mban Kuvendin Zgjedhor në Zhelinë për Kongresin IX të partisë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?