By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nikolloski në Londër, përmes Instrumentit për mbështetje të eksportit gjashtë miliardë euro
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nikolloski në Londër, përmes Instrumentit për mbështetje të eksportit gjashtë miliardë euro
Maqedoni

Nikolloski në Londër, përmes Instrumentit për mbështetje të eksportit gjashtë miliardë euro

admin
Last updated: 21/05/2025 18:16
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Londër, 21 maj – Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski sot edhe zyrtarisht e filloi vizitën e punës në Mbretërinë e Bashkuar me takim në Londër me përfaqësues të Instrumentit për mbështetje të financimit të jashtëm në Ministrinë britanike të Financave.

Nikolloski vlerësoi se ky takim është më i rëndësishëm në kuadër të vizitës, duke sqaruar se nuk është bërë fjalë për hollësitë për mjetet të cilat Maqedonia mund t’i shfrytëzojë në periudhën e ardhshme.

“Bëhet fjalë për rreth pesë miliardë sterlina që po i vihen në dispozicion Maqedonisë, diçka që u konfirmua nga Instrumenti i Mbështetjes së Financimit të Jashtëm. Mund të them me kënaqësi se këto pesë miliardë stërlina ose gjashtë miliardë euro i janë vënë patjetër në dispozicion Maqedonisë pas këtij takimi. Ato mund të përdoren për financimin e projekteve, janë të lidhura me projekte, që do të thotë se do t’i sjellin vlerë të shtuar Maqedonisë”, deklaroi Nikollovski.

Ai theksoi se bëhet fjalë për projekte në pjesën e transportit, shëndetësisë, arsimit, energjetikës, teknologjisë, si dhe në sferën e mjedisit jetësor.

“Biseduam për tre grupe projektesh. Njëra është hekurudha e shpejtë në Korridorin 10, nga Tabanoci në Gjevgjeli, e dyta është ndërtimi i spitaleve në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip, dhe e treta është ndërtimi i një fakulteti të mjekësisë dhe një konvikti të studentëve në Shtip. Këto janë tre grupe projektesh që janë konfirmuar tashmë. Pas nënshkrimit të marrëveshjes qeveri-qeveri nesër dhe ratifikimit të saj në Kuvendin e Maqedonisë, do të fillojmë diskutimet zyrtare në lidhje me metodat e financimit dhe zbatimin e këtyre projekteve, dhe shumë shpejt do të mund të dalim me këto detaje”, tha Nikolloski.

Në delegacionin e Maqedonisë së Veriut janë edhe zëvendëskryeministri dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti dhe drejtori i HM Infrastruktura Sinisha Ivanovski, ndërsa nesër do tu bashkëngjitet edhe ministrja e Arsimit, Vesna Janevska.

Nikolloski pret vizitë shumë të suksesshme në Britaninë e Madhe, në kuadër të të cilës sot pasdite në agjendë janë takime politike.

“Do të kemi takim me ministrin e punëve të Brendshme, me ministrin e Mbrojtjes dhe gjithsesi nesër me ministrin e Ekonomisë dhe Eksportit me të cilin bashkërisht do ta nënshkruajmë marrëveshjen qeveri me qeveri”, paralajmëroi Nikolloski.

Ai e sqaroi procesin e ratifikimit në të dyja vendet.

“Te ne marrëveshja do të ratifikohet në parlament, ndërsa në Britaninë e Madhe miratohet nga Qeveria. Pastaj marrëveshja hyn në fuqi dhe ne tashmë hyjmë në diskutime dhe negociata zyrtare për realizimin e projekteve. Thashë se ambicia ime është që të kemi marrëveshje gjatë verës dhe të punojmë në terren në fund të vjeshtës”, tha zëvendëskryeministri Nikolloski.

Teksti i marrëveshjes që do të nënshkruhet nesër dje ishte miratuar nga Qeveria e Maqedonisë, pasi të dyja shtetet arritën pajtim për partneritet strategjik.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zv/drejtor i Doganës, Garip Kaba jep dorëheqje
Next Article Tripunovski: Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave kemi një rritje serioze në grumbullimin dhe plasmanin e produkteve bujqësore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?