By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nikolloski: Tenderi për 120 autobusët e rinj elektrik është në fazën përfundimtare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nikolloski: Tenderi për 120 autobusët e rinj elektrik është në fazën përfundimtare
Maqedoni

Nikolloski: Tenderi për 120 autobusët e rinj elektrik është në fazën përfundimtare

admin
Last updated: 08/05/2025 10:29
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 8 maj –  Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski, pret që linja e parë e “Trenit të Qytetit” Zelenikovë – Draçevë – Kisella Voda – Aerodrom – Qendër (Stacioni i Ri Hekurudhor) të jetë në funksion deri në fund të vitit. Ky është, siç tha ai mbrëmë, investim i madh prej rreth pesëdhjetë milionë eurosh për të tre linjat e planifikuara të qytetit.

“Në seancë qeveritare, shqyrtuam zbatimin e projektit “Treni i qytetit”. Studimi i fizibilitetit për të gjithë unazën është përfunduar. Nevojiten rreth 50 milionë euro. Një pjesë e këtyre fondeve tashmë është siguruar në Buxhetin e këtij viti dhe NP Infrastruktura Hekurudhore do të shpallë tender për ndërtimin dhe rehabilitimin e pjesës më të madhe të infrastrukturës që do të përdoret në maksimum një muaj – linja nga Zelenikova përmes vendbanimit Draçevë përcakton kufirin midis vendbanimeve Aerdorom dhe Kisella Voda dhe përfundon në Stacionin e Ri Hekurudhor”.

“Presim që linjat e para të Trenit të qytetit të jenë gati deri në fund të vitit dhe të jenë funksionale para Vitit të Ri në linjën Zelenikovë – Dracevë – Kisella Voda – Aerodrom – Qendër, por do të zhvillojmë paralelisht edhe dy unazat e tjera”, informoi Nikoloski.

Ai shtoi se me kërkesë të Qytetit të Shkupit dhe komunave të tjera, përgatitja tenderit për furnizimin e autobusëve të rinj elektrikë ekologjikë, gjithsej 120, nga të cilët 80 do të jenë për Shkupin, është në fazën përfundimtare.

“Kur kombinoni trenin e qytetit dhe autobusët e rinj modernë, transporti publik do të jetë në një nivel shumë më të mirë se sa është tani dhe pres që rezultatet të jenë të disponueshme deri në fund të këtij viti dhe në fillim të vitit të ardhshëm”, theksoi Nikoloski.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Simon Cowell për të pasurit: Më dukeshin të padurueshëm dhe snobë
Next Article Fshiu këpucët me flamurin e BE-së dhe pastaj e dogji, i hiqet imuniteti eurodeputetit polak

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?