By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nikollovski dhe Stoilkoviq në takim me Dubvravka Gjedoviq Handanoviq për ndërtimin e ndërlidhjes Serbi – Maqedoni
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nikollovski dhe Stoilkoviq në takim me Dubvravka Gjedoviq Handanoviq për ndërtimin e ndërlidhjes Serbi – Maqedoni
Maqedoni

Nikollovski dhe Stoilkoviq në takim me Dubvravka Gjedoviq Handanoviq për ndërtimin e ndërlidhjes Serbi – Maqedoni

admin
Last updated: 05/09/2024 15:38
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Beograd, 5 shtator – Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski dhe zëvendëskryeministri dhe ministri për Marrëdhënie me Komunitetet, Ivan Stoillkoviq, në ditën e dytë të vizitës u realizuan takim në Beograd me ministren serbe të Minierave dhe Energjetikës, Dubravka Gjedoviq Handanoviq, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Gjedoviq Handanoviq uroi formimin e Qeverisë së re dhe theksoi se pret vazhdimin e bashkëpunimit të mirë në sektorin e energjetikës dhe minierave, si dhe në realizimin e projekteve të përbashkëta, ndër të cilat është ndërtimi i ndërlidhjes së gazit Serbi-Maqedonia e Veriut, me të cilat Serbia vazhdon të diversifikojë burimet dhe rrugët e furnizimit me gaz natyror.

“Për të furnizuar në mënyrë të sigurtë tregun rajonal me gaz natyror, ne kemi nevojë për infrastrukturë dhe rrugë alternative të furnizimit. Ndërtimi i ndërlidhjes së gazit Serbi-Maqedonia e Veriut siguron diversifikimin e rrugëve dhe burimeve të furnizimit, përmirësimin e sigurisë së furnizimit të Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë rajonit, mundëson zhvillimin e mëtejshëm të rrjetit shpërndarës të Serbisë jugore dhe integrimin e objekteve ekzistuese dhe të ardhshme të magazinimit të gazit natyror në një sistem të vetëm energjetik”, theksoi ministrja Gjedoviç Handoviq, sipas njoftimit për shtyp të ministrisë së saj.

Ajo shtoi se është në proces përgatitja e Planit hapësinor të zonës me qëllim të veçantë, si dhe Studimi fizibiliti dhe Studimi i vlerësimit të ndikimit në mjedis, të cilat financohen nga fondet e BE-së.

Sipas saj, gjatësia e gazsjellësit nga pala serbe është 47 kilometra dhe punimet me vlerë prej 42 milionë eurove pritet të përfundojnë në vitin 2027.

Zëvendëskryeministri Nikolloski shprehu kënaqësinë për forcimin e bashkëpunimit dhe theksoi se ndërtimi i ndërlidhjes së gazit Serbi-Maqedonia e Veriut është projekt strategjik dhe se pret që vitin e ardhshëm të përfundojë gazsjellësi ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, i cili do të formojë një Korridor natyror për transportin e gazit natyror nga Greqia, përmes Maqedonisë së Veriut në Serbi, i cili do të ishte shumë i rëndësishëm për sigurinë energjetike rajonale. 

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Super Topi i Artë i pakapshëm: Një nder i veçantë i fituar nga vetëm një legjendë e futbollit
Next Article Janevska: MASH-i me ligj do ta zyrtarizojë arsimin dual

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?