By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Një çerek shekulli në kërkim për të vërtetën, familjarët e Komandant Drinit kërkojnë drejtësi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Një çerek shekulli në kërkim për të vërtetën, familjarët e Komandant Drinit kërkojnë drejtësi
Maqedoni

Një çerek shekulli në kërkim për të vërtetën, familjarët e Komandant Drinit kërkojnë drejtësi

admin
Last updated: 08/05/2025 10:37
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Familjarët e Ekrem Rexhës – Komandant Drinit në përkujtimin e 25-vjetorit të vrasjes së tij kanë përsëritur kërkesën për drejtësi, sikurse edhe zhgënjimin për mosveprimin e institucioneve përgjegjëse.

Në njoftimin lidhur me ceremoninë e përkujtimit është bërë e ditur se me 8 maj 2025 bëhen 25 vite pikëllimi si dhe 25 vite kërkese për të vërtetën e për të vënë drejtësi lidhur me këtë rast.

“Duke përsëritur për të 25 herë, ne qëndrojmë pranë varrit të tij që ta përkujtojmë veprën dhe sakrificën e tij për një Kosovë të lirë. Por njëkohësisht me heshtje dhe dhimbje, gjithnjë e shprehim zhgënjimin tonë për mosveprim të institucioneve të drejtësisë, mu për të cilat Komandant Drini ka luftuar”, thuhet në njoftim.

Aty është sqaruar edhe agjenda përkujtimore duke filluar me homazhe nga ora 10:00 deri në orën 12:00 në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë të Prizrenit, derisa në mbrëmje do të bëhet ndezja e flakadanëve, me ecje nga Ura e Arastës deri në Kalanë e Prizrenit nën drejtimin e tifogrupit “Arpagjikt”.

Në 25 vjetorin e vrasjes, Ekrem Rexha – Komandant Drini, është përkujtuar edhe nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.

Sipas tij, Komandant Drini ishte një nga figurat më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që me lidershipin e tij të jashtëzakonshëm dhe dedikimin për liri, udhëhoqi luftën në një nga zonat më të nxehta të luftës, atë të Pashtrikut.

“Kontributi i tij në çlirimin e Kosovës, sidomos të rajonit të Prizrenit, dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve do të mbahet mend për breza të tërë. Komandant Drini është shembull i shquar i guximit dhe sakrificës për atdheun, që dha gjithçka për të siguruar të ardhme me dinjitet për popullin shqiptar. Sot, 25 vjet pas vdekjes, kujtimi për të mbetet frymëzim për të gjithë ata që besojnë në forcën e drejtësisë dhe lirisë. Lavdi për Komandant Drinin dhe të gjithë dëshmorët e kombit”, ka shkruar Totaj në rrjetet sociale.

Ekrem Rexha – Komandant Drini ishte vrarë para shtëpisë së tij në lagjen “Bazhdarhane”, në mëngjesin e 8 majit të vitit 2000. Në atë kohë ai ka qenë në krye të drejtorisë komunale për Emergjencë. Lidhur me këtë rast në vitin 2001 ka pasur arrestime, të pasuara edhe me ngritjen e aktakuzës nga Prokuroria e Qarkut. Sipas familjarëve të komandant Drinit dhe raporteve ndërkombëtare në vitet pasuese për këtë rast nën kryesimin e gjyqtarëve të UNMIK-ut janë mbajtur dy procese gjyqësore, ku në shkallën e parë ka pas edhe aktgjykime dënuese, por se shkalla e dytë e gjyqësorit në mungesë të provave i ka liruar të akuzuarit, ndërkohë që ekzekutuesi nuk është identifikuar asnjëherë.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Urime ditëlindjen nub, shkëlqe gjithmonë”, Gjesti mori një urim të veçantë nga Ledioni
Next Article Një grua e vrarë në një sulm me sëpatë në Universitetin e Varshavës – mediat sjellin detajet

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?