By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Një pjesë e autostradës Ohër-Kërçovë do të hapet në korrik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Një pjesë e autostradës Ohër-Kërçovë do të hapet në korrik
Maqedoni

Një pjesë e autostradës Ohër-Kërçovë do të hapet në korrik

admin
Last updated: 26/05/2025 18:28
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kërçovë, 26 maj – Turistët edhe këtë verë në Ohër e Strugë do të udhëtojnë përgjatë rrugës e cila assesi të përfundojë. Autostrada Kërçovë-Ohër, e cila është në ndërtim e sipër prej 11 vitesh, sipas punonjësve të turizmit, ka penguar mijëra turistë të kalojnë pushimet pranë Liqenit të Ohrit.

“Në përgjithësi, infrastruktura dhe rruga nga Kërçova në Ohër nuk janë të kënaqshme në atë aspekt. Problemet me infrastrukturën janë tashmë të qarta, sepse kjo zvogëlon edhe numrin e turistëve, pasi është më e lehtë për njerëzit të shkojnë në Greqi ose në Shqipëri nëpërmjet autostradave sesa të vijnë në Ohër”, tha Muza Rashid – pronar i një hoteli në Ohër.

“Për të shkuar në Strugë dhe Ohër, rruga që ka qenë në ndërtim e sipër prej 10 vitesh, mendoj se është problem themelor dhe dështim total këto vite, jo vetëm nga perspektiva e turizmit, por edhe nga perspektiva e gjithçkaje që po ndodh në rajon”, shtoi Ana Jançeva – menaxhere hoteli në Strugë.

Ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski, premton se një pjesë e autostradës do të hapet deri në fillim të korrikut, me shtyrje të vogël nga ajo që ishte premtuar fillimisht.

“Në ndërtimtari, shumë varet nga kushtet e motit. E shihni që këtë vit moti është më i keq seç duhet të jetë për këtë periudhë të vitit, por nuk pres që kjo të nënkuptojë vonesë prej më shumë se 5 deri në 10 ditë. Pra, në fund të qershorit, më së voni në fillim të korrikut, do ta hapim seksionin nga Vërbjani deri në Ohër me ndalesë në Botun. A jeni në qëndrimin tuaj për përfundimin e plotë të autostradës deri në fund të vitit 2026? Deri në fund të vitit të ardhshëm, do ta përfundojmë Ohër-Kërçovë. A është e mundur kjo? Është e mundur, do ta përfundojmë”, u shpreh Aleksandar Nikoloski – Ministër i Transportit dhe i Lidhjeve.

Ndërtimi i rrugës filloi në vitin 2014, me disa vonesa në afatet për vënien e saj në funksion. Ndërkohë, kjo pjesë rrugore ka marrë qindra jetë njerëzish dhe nuk kalon asnjë ditë pa aksident trafiku. Ndërtimi i saj deri më tani ka kushtuar 600 milionë euro.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Lëshohet në qarkullim aksi rrugor në dy drejtime nga Kriva Pallanka drejt Deve Bair pasi ishte mbyllur për shkak të një aksidenti
Next Article Matarella, Siljanovska Davkovës: BE nuk duhet t’ju lejojë të jeni viktimë e çështjeve të identitetit ose bilateralizimit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?