By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Një vit pasi u vendos në listën e zezë, Ramiz Merko u paraqit në gjykatë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Një vit pasi u vendos në listën e zezë, Ramiz Merko u paraqit në gjykatë
Maqedoni

Një vit pasi u vendos në listën e zezë, Ramiz Merko u paraqit në gjykatë

admin
Last updated: 22/05/2024 14:59
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 maj – Një vit pasi u vendos në listën e zezë të Departamentit amerikan të shtetit dhe u shpall persona “non-grata”, kryetari i komunës së Strugës, Merko, sot është paraqitur në gjykatë për rastin e emërimit të paligjshëm të ushtruesit të detyrës së drejtorit në shkollën fillore të fshatit Llabunisht. Sipas aktakuzës, Merko në vend që të caktojë u.d nga radhët e të punësuarve, ka emëruar drejtore pa përvojë përkatëse në punë edukative-arsimore.

“Ndaj kryetarit të komunës së Strugës është ngritur aktakuzë. E njëjta mbështetet me prova, andaj fajësia do të vërtetohet në gjykim”, deklaroi Valnesa Bizati Bilalli- Prokurore publike.

Seanca kryesore është shtyrë pasi mbrojtja e Merkos kërkoi bashkimin e kësaj procedure me të tjera, që gjithashtu kanë të bëjnë me emërimin e drejtorëve në shkolla të tjera.

“Qëndrimi i mbrojtjes është se nuk ka asnjë provë të vetme në këtë rast, që të konkludojë se kryetari ka kryer ndonjë vepër penale”, tha Igor Petkovski- avokat i Merkos.

Merko iu shmang kamerave. Ndaj tij prokuroria e Strugës ka ngritur edhe dy kallëzime të tjera, për emërim të paligjshëm të drejtorëve në shkollat në Strugë, gjegjësisht në fshatin Podgorcë dhe në fshatin Veleshtë, ku e akuzuara e parë është mësuesja e gjuhës frënge në Veleshtë, e cila përdori tre dokumente false për të dhënë provimin profesional në Qendrën shtetërore të provimeve.

“Tre persona të tjerë, kryetari i komunës së Strugës, drejtori dhe ndihmësdrejtori i shkollës kanë pranuar dokumentet e falsifikuara në procedurë për dhënien e provimit profesional, punësimin si mësimdhënës, por edhe për caktimin e të dyshuarës së parë për u.d drejtore të shkollës në periudhën nga 19.04.2022 deri më 06.09.2023”, njoftojnë nga PTHP Strugë.

Merko duhet të dalë para gjykatës më 3 qershor, për blerjen e audios luksoze A6. Gjithsej 30 raste janë hapur kundër Merkos nga viti 2006 deri në vitin 2023. Por, 14 prej tyre tashmë janë të vjetruara.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rritje me 64 për qind e netëqëndrimeve të turistëve të huaj në Shqipëri
Next Article Për shkak të parashkrimit, këngëtarit Sinan Vllasaliu i refuzohet akuza për shmangie nga tatimi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?