By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Njohja e viteve të punës para ’94-ës, Hado: Përfitojnë 40 mijë punonjës të ish-kooperativave
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Njohja e viteve të punës para ’94-ës, Hado: Përfitojnë 40 mijë punonjës të ish-kooperativave
Shqipëri

Njohja e viteve të punës para ’94-ës, Hado: Përfitojnë 40 mijë punonjës të ish-kooperativave

admin
Last updated: 23/01/2025 15:21
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Rreth 40 mijë persona, që mbushin çdo vit moshën e daljes në pension, përmes ndryshimeve ligjore, nuk do ta kenë më të nevojshme që t’i drejtohen gjykatës për t’iu njohur vitet e punës përpara ’94-s që u mungojnë, pasi njohja e tyre do të bëhet automatikisht nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

Gjatë punimeve në Komisionin për Çështjet Ligjore, në Kuvendin e Shqipërisë, Kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado tha se prej kësaj nisme do të përfitojnë edhe ata, të cilët janë në procedura administrative.

“Ne e kemi diskutuar këtë gjë dhe kemi vendosur që do t’u njihen të gjithë atyre qytetarëve, të cilit mbushin moshën për të dalë në pension në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit dhe ata të cilat janë në procedura administrative. Që do të thotë, kush është në gjyq, kush është në ankimim administrativ, do t’i pezullojmë automatikisht procedurat e ankimimit dhe do t’ua njohim edhe këtyre njerëzve. Ndërsa, ata të cilët kanë dalë në pension, kanë shkuar në gjykatë, e kanë rrëzuar ose nuk e kanë ndjekur rrugën gjyqësore, nuk do t’u njihen. Sepse nëse do të hapej kjo gjë, dhe do t’u njihej të gjithëve, i bie që teknikisht dhe teorikisht të rillogariten teknikisht 720 mijë pensione”, tha Hado.

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut i Kuvendit miratoi sot ndryshimet ligjore të propozuara nga qeveria që i hapin rrugë njohjes automatike të periudhës së vjetërsisë në punë, për efekt pensioni të punonjësve në ish-ndërmarrjet shtetërore, institucione shtetërore, në ish-ndërmarrje bujqësore dhe në ish-kooperativat bujqësore të para vitit 1994.

You Might Also Like

Përshkallëzon protesta, qytetarët bllokojnë derën e Kryeministrisë. Apel Ramës: Dil në bulevard

Përplasje mes policisë dhe protestuesve para Kryeministrisë, efektivët përpiqen t’i largojnë

Ferit Hoxha diskuton me Allison Hooker për sigurinë, mbrojtjen dhe bashkëpunimin Shqipëri-SHBA në NATO

Dhoma e Avokatisë kundër rregullores së re të GJKKO-së: Kufizohet puna jonë

Berisha vizitë në SHBA, takim me shqiptarët më 6 shtator në New Jersey

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Si të pastroni veshët nga dylli në disa hapa të thjeshtë natyralë
Next Article Votimi nga jashtë, Berisha apel emigrantëve: Vota juaj me rëndësi jetike për vendin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Rusia po përpiqet të mbjellë frikë në Evropë, por nuk do t’ia dalë
Maqedoni TOP LAJM
Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë
Kosovë Maqedoni
Gojnovci: LDK-ja e ka goditur vetveten politikisht
Kosovë
Tetë organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Qeveria shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?