By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nuk u dekretua nga Presidentja – Ligji për mbrojtjen e fëmijëve, nesër sërish në seancë plenare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nuk u dekretua nga Presidentja – Ligji për mbrojtjen e fëmijëve, nesër sërish në seancë plenare
Maqedoni

Nuk u dekretua nga Presidentja – Ligji për mbrojtjen e fëmijëve, nesër sërish në seancë plenare

admin
Last updated: 20/01/2025 18:09
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 20 janar – Ligji për mbrojtjen e fëmijëve nesër sërish në seancë plenare. Ky ligj vjen për herë të dytë, pasi herën e parë nuk u dekretua nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova me arsyetimin se nenet 9 dhe 10, nuk ishin të harmonizuara sipas nenit 5 të Kushtetutës. Deputeti nga radhët e VLEN, Halil Snopçe, për Alsat njoftoi se licencat për nëpunësit e çerdheve, do të mund të merren edhe në gjuhën shqipe.

“Ne nuk do të shtojmë amendamente tjera për shkak se kishte një pengesë kushtetuese, është rregulluar por ajo që është e garantuar, që në të kaluarën s’ka qenë e tani është, shqiptarët do t’i nënshtrohen provimeve edhe me shkrim edhe në formë elektronike, në gjuhën amtare shqipe”, tha Halil Snopçe – VLEN.

Përpos gjuhës maqedonase dhe gjuhës shqipe, licenca do të mund të merret edhe në gjuhët tjera, gjegjësisht, në gjuhën që do ta kërkojë vet kandidati.

“Testimi do të mund të bëhet në gjuhën maqedonase si dhe në gjuhën që kandidati do ta zgjedhë derisa licenca do të jepet në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën në të cilin kandidati do të kërkojë t’i jepet. Dallimi është se këtë herë ndryshimet janë në përputhje me kushtetutën përshkak se herën e kaluar ishin gabim dhe nuk mundësonin përdorimin e asnjë gjuhe, gjegjësisht ligji siç ishte miratuar ishte tërësisht i pazbatueshëm. Me këto ndryshime, do të mund të jetë i zbatueshëm në praktikë”, u shpreh Bojan Stojanovski – VMRO-DPMNE.

Ky ligj fillimisht ishte votuar më 24 dhjetor. Mos dekretimi i këtij ligji herën e parë u përshëndet nga LSDM dhe E Majta, ndërsa nga BDI thanë se qëllimi i presidentes ishte për të cenuar të drejtat e shqiptarëve.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Tradita në Ohër, festohet dita e peshkatarëve
Next Article Më shumë nëpër mjekë sesa në shëtitje, ja si e kaluan nxënësit pushimin e gjysmëvjetorit të parë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?