By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Odave të Arkitektëve dhe Inxhinierëve do t’u shtohen mbi 1 600 persona – Aliu: Në dhjetor zgjidhen drejtuesit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Odave të Arkitektëve dhe Inxhinierëve do t’u shtohen mbi 1 600 persona – Aliu: Në dhjetor zgjidhen drejtuesit
Maqedoni

Odave të Arkitektëve dhe Inxhinierëve do t’u shtohen mbi 1 600 persona – Aliu: Në dhjetor zgjidhen drejtuesit

admin
Last updated: 01/10/2024 14:22
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka publikuar Listën e anëtarëve themelues të Odave të Arkitektëve dhe Inxhinierëve në fushën e ndërtimit, raporton Ekonomia Online.

Këtë proces, Aliu e ka quajtur tejet të rëndësishëm për ndërtimin në vend. Ai ka bërë të ditur se rreth 1669 inxhinierë dhe arkitektë bashkërisht do të mund të jenë anëtarë të këtyre odave.

Tutje, ai ka theksuar se në dhjetor do të mbahet Kuvendi i Parë Zgjedhor ku do të zgjidhen edhe drejtuesit e tyre, ndërsa është hapur zyrtarisht edhe faza për nomiminim e anëtarëve të Bordit.

“Rreth 1669 inxhinierë dhe arkitektë bashkërisht do të mund të jenë anëtarë të Odave të Arkitektëve dhe Inxhinierëve. Në dhjetor do të mbahet Kuvendi i Parë Zgjedhor ku do të zgjidhen edhe drejtuesit e Odave të Arkitektëve dhe Inxhinierëve. Në kuvendin e parë do të mund t’i marrin licencat e tyre të inxhinierëve dhe arkitektëve. Pra, edhe zyrtarisht sot e hapim fazën për nominim për anëtarë të Bordit e që do të zgjidhen nga vetë anëtarët. 15 ditë është afati i paraparë që të nominohet për këto pozita”, tha Aliu, i cili shtoi se anëtarët mund ta nominojnë vetvetën dhe dikë tjetër.

Xhemajl Metolli, kryetar i komisionit, tha se i gjithë procesi ka qenë sfidues.

“Unë sot si kryesues ndihem i kënaqur që arritëm ta finalizojmë listën e anëtarëve të të dyja Odave. Pra ne si komision kemi pasur takime e kemi pasur shumë sfida për të ardhur deri këtu në draftimin e rregullores”.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kurti e uron Rutten për detyrën e re në krye të NATO-s
Next Article Haziri komenton këngët e Mozzik: Albumet e fundit i ka pasur për mua të jashtëzakonshëm

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?