By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ohër, 60 minuta heshtje për të vdekurit në diskotekë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ohër, 60 minuta heshtje për të vdekurit në diskotekë
Maqedoni

Ohër, 60 minuta heshtje për të vdekurit në diskotekë

admin
Last updated: 24/03/2025 14:38
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 mars –  “Mesazh për institucionet se ky është shansi i fundit ose do të bëhemi ose nuk bëhemi kurrë. Duhet të jenë të vetëdijshëm që të rinjtë ose marrin vizë ose marrin certifikatë vdekjeje. Nuk kemi marrë gjë tjetër. Ose luftojmë të ikim ose vdesim e digjemi. Kam lexuar shumë mesazhe në rrjetet sociale, pse dilni në protesta, shkoni në kishë dhe ndizni qirinj. Nëse e bëjmë atë askush nga pushteti dhe institucionet kompetente nuk do ta kuptojë se ne jemi kundër këtij sistemi dhe duam që ky sistem të ndryshohet sa më shpejt”, tha Marija Stojanoska, studente.

Ky ishte mesazhi kryesor i dërguar sot nga Ohri, ku një javë pas tragjedisë së madhe në Koçan, me lule në duar dhe në heshtje, banorët e Ohrit me 60 minuta heshtje nga ora 12:00 deri në 13:00 në sheshin e qytetit i nderuan 59 viktimat. Ata thonë se kërkojnë drejtësi nga institucionet për jetët e humbura. Ata thonë se tani e kuptojnë se sa të pasigurta paskan qenë vendet ku kanë dalë.

“Ka disa që janë të sigurt dhe janë të kujdesshëm, por shumica prej tyre nuk i kushtojnë vëmendje sigurisë sonë. Paratë janë më të rëndësishme për ta. Ata do të lejojnë më shumë njerëz të hyjnë sesa mund të zë, për të fituar para, dhe kjo nuk është e sigurt. Unë jam 18 vjeçe tani, por më kanë lënë në klube kur isha 15 dhe 16 vjeçe”, u shpreh Bojana Angeleska – studente.

“Nuk ishim të vetëdijshëm nëse po e rrezikonim veten apo jo, dhe tani me këtë incident tragjik, kuptojmë se shumë herë, kur shkonim në ato klube apo në koncerte, ishim në rrezik shumë të madh dhe nuk ishim të vetëdijshëm për këtë dhe kjo duhet të ndryshojë. Duhet tërhequr vëmendja të gjithë banorëve për ndryshim”, tha Zvezdana Dockinovic -studente.

“E di që Koçani nuk do të jetë si ka qenë, as familjet”, shtoi Despina Krleska – studente.

Të pranishëm ishin edhe prindërit, të cilët kanë ardhur me fëmijët e tyre të mitur.

“Mesazhi im për institucionet është sanksion për të gjithë ata që nuk respektojnë dhe anashkalojnë ligjin dhe të ndalemi njëherë e mirë me termin e kam njeriun kudo, kam miqësinë dhe kjo situatë na solli te kjo. Meqë kemi mbetur të jetojmë në këtë vend, shpresojmë që këto gjëra të kapërcehen dhe jetojmë me shpresë, se një ditë do të zgjidhen të gjitha rrethanat dhe njerëzit do të jetojnë në një sistem që është i qëndrueshëm”, tha një prind.

Qytetarët në librin e ngushëllimeve shprehën ngushëllimet për familjet e të ndjerëve. Tubimi u organizua nga bashkësitë e të rinjve dhe studentëve, së bashku me Kuvendet Studentore dhe Këshillin Rinor Lokal.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ndryshime në çmimet e derivateve të naftës, rritet çmimi i benzinës, zvogëlohet i dizelit
Next Article Janë paguar 80.440.060,00 denarë nga Programi për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?