By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Opozita akuzon ministrin e Brendshëm se nuk garantoi mbrojtjen e SPAK dhe GJKKO: Të shkarkohet Ervin Hoxha
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Opozita akuzon ministrin e Brendshëm se nuk garantoi mbrojtjen e SPAK dhe GJKKO: Të shkarkohet Ervin Hoxha
Shqipëri

Opozita akuzon ministrin e Brendshëm se nuk garantoi mbrojtjen e SPAK dhe GJKKO: Të shkarkohet Ervin Hoxha

admin
Last updated: 17/02/2025 18:22
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Opozita kërkoi sot shkarkimin e ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha, pasi sipas saj, policia nuk mori masa për tubimin e zhvilluar para Gjykatës se Posaçme nga mbështetësit e kryebashkiakut Erion Veliaj ditën që u vendos masa e sigurisë ndaj tij.

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi akuzoi ministrin e Brendshëm se jo vetëm që nuk bëri detyrën që i ngarkon ligji, por nuk iu përgjigj as kërkesës së gardës së republikës për të siguruar perimetrin rreth godinës së gjykatës

“Ministri jo vetëm duhet të dorëhiqet, por të shkarkohet. Thanë se ishte tubim i krijuar në mënyrë spontane, atëherë është tubim i paligjshëm dhe policia duhet të ndërhyjë që ta shpërndajë turmën. Por qëllimi ka qenë ti kërcënojë jetën gjyqtarëve dhe prokurorëve”, tha Bardhi.

Arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj dominoi debatin parlamentar dhe mazhoranca vuri në dukje se izolimi në burg i Veliajt ndodh vetëm 3 muaj para zgjedhjeve dhe është i padrejtë

“Lënia e Bashkisë Tiranë pa kryetar, në prag të zgjedhjeve është e padrejtë. Masa e sigurisë nuk duhet të jetë në disproporcionalitet përballë të mirës publike. Nuk më bëhet qejfi për askënd që arrestohet, por ka ardhur koha në radhë të parë të ndërtojmë një politikë të shëndetshme. Kujtojmë punën që ka bërë për një Tiranë më të mirë, për një Tiranë me infrastrukturë shumë më të zhvilluam në pastërtinë, në zhvillimin, me shumë aktivitete kulturore, sportive, sociale, me më shumë shërbime për ata që kanë më shumë nevojë”, u shpreh Etilda Gjonaj.

Por, përtej debateve për arrestimin e kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj; seanca e sotme plenare është seanca ku PS e PD do të bashkojnë votat për ndryshimin e kodit zgjedhor. Të dyja partitë kryesore kanë rënë dakord që të votojnë disa ndryshime që japin garanci më shumë për votën e diasporës.

Gjithashtu në rendin e ditës është parashikuar zgjedhja e avokatit të popullit që gjithashtu kërkon 84 vota për tu miratuar. PD ka propozuar ish-të përndjekurin politik Besim Ndregjonin si kandidat për këtë post, por mbetet për tu parë nëse socialistët do të mbështesin apo jo kandidaturën e tij.

You Might Also Like

Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale

Ministri Nufi në Departamentin e Shtetit: Forcojmë bashkëpunimin Shqipëri-SHBA në mbrojtje

Doganat, masa për sezonin veror, lehtësi për kalimin e qytetarëve dhe të mallrave

Mbeti e plagosur nga përplasja e dy automjeteve në aksin Lin-Pogradec, ndërron jetë pasagjerja

Anembanë botës, nga Europa në SHBA e Kanada! Protestat masive të shqiptarëve pushtojnë kryeqytetet kryesore: Rama jep dorëheqjen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Qetësi pas përplasjeve, PS-PD bien dakord për Kodin Zgjedhor
Next Article “Do shkrij SPAK-un” – Ngjela për deklaratat e Berishës: Ka frikë! Do t’i shtohet akuzë e re për ’21 Janarin’

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota
Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?