By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Opozita, protestë para bashkisë së Tiranës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Opozita, protestë para bashkisë së Tiranës
Shqipëri

Opozita, protestë para bashkisë së Tiranës

admin
Last updated: 20/09/2024 12:33
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Përpara bashkisë së Tiranës u zhvillua sot protesta e 26-të e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Partisë Demokratike si dhe Partisë së Lirisë.

Nënkryetari i Këshillit bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur me pikëllim se Tirana humbi një nga djemtë e saj më të mirë, humbi Gert Bogdanin.

“Do doja të thoja dy fjalë për një mikun tonë, një djalë Tirane, një fëmijë i dy prindërve të shkëlqyeshëm, një student i shkëlqyer, një qytetar dhe babi i dy fëmijëve, i cili fatkeqësisht u nda nga jeta, për mikun tonë Gerti Bogdani. Ai ishte kreu u një prej njësive bashkiake të Tiranës dhe dy herë deputet ku e kreu me përgjegjësi të plotë detyrën e tij. Prandaj duhet të mbajmë 1 minutë heshtje për mikun tonë”, tha Teliti.

Më pas, Teliti në fjalën e tij u shpreh se, Veliaj dhe drejtorët e tij i kanë shpallur luftë tryezës dhe mirëqenies të çdo Tiranasi dhe shqiptari.

“Janë vjedhur paratë e çerdheve dhe kopshteve, pasi qeverisja vendore e Veliajt në vitin e 9 të tij u tha qytetarëve që ti do të jesh pa kopshte, me shkolla me dy turne, me trafik të rënduar pasi ne na duhen paratë t’i vjedhim dhe grabisim”, tha Teliti.

Anëtari i kryesisë së PD dhe drejtuesi i qarkut të Tiranës, Belind Këlliçi në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur me pikëllim se, “sot jemi në një moment, jo të mirë pasi dje kemi përcjellë në banesën e fundit një nga më të mirët prej nesh, Gerti Bogdani”.

Më tej, Këlliçi u shpreh se, SPAK mbahet peng nga Veliaj nëpërmjet dosjes së prokurorit të Vlorës ku dalin prokurorë dhe gjyqtarë të përfshirë në trafik narkotikësh dhe korrupsion.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë,  Tedi Blushi, në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur se, protestat e opozitës nuk do të ndalen.

“Ne jemi këtu sot, sepse për fat të keq ky vend nuk ka drejtësi, kemi një strukturë të korruptuar kriminale dhe terroriste drejtësie që quhet SPAK”, tha Blushi.

“SPAK që kërcënon e shantazhon pjesëtarët e PD që po përpiqet të krijojë parti politike, po përpiqet me çdo mjet të vrasë pluralizmin e do të asgjësojë drejtësinë”, theksoi Blushi.

You Might Also Like

Rama njofton daljen me një mesazh para kombit

‘Shuhet’ fotoreporteri ‘legjendar’ italian, Luca Turi! Përjetësoi eksodin dramatik të shqiptarëve me anijen ‘Vlora’

Reforma e re gati brenda vitit! Zv.ministrja zbulon ndryshimet nga rritja e moshës për të dalë në pension deri te skema private

“Në Francë kryeministri largohet nëse bën një të keqe, Rama ka bërë me mijëra”, emigranti: Të ikë sa më parë, protestuesit të bashkuar deri në fund

Mbyti me duar bashkëshorten në vitin 2015, humb jetën i dënuari në Burgun e Reçit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kryenegociatorja Dhuka: 118 masa reformuese për përmirësimin e demokracisë dhe funksionimit të institucioneve
Next Article Gonxhja pret ambasadoren e Austrisë: Rritje të shkëmbimit ekonomik e kulturor mes dy vendeve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye
Bota Maqedoni TOP LAJM
Rama njofton daljen me një mesazh para kombit
Shqipëri
Zvicra bindëse në Shkup, Maqedonia e Veriut e nis me humbje Ligën e Kombeve
Sport
Aksident i rëndë në Çair, motori përplaset me një veturë përballë Komunës
Kronika

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?