By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Opozita protestë tek Bashkia e Tiranës, Blushi: Koha për një reagim të fortë para SPAK
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Opozita protestë tek Bashkia e Tiranës, Blushi: Koha për një reagim të fortë para SPAK
Shqipëri

Opozita protestë tek Bashkia e Tiranës, Blushi: Koha për një reagim të fortë para SPAK

admin
Last updated: 04/12/2024 14:17
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Opozita zhvilloi sot sërish protestë përpara bashkisë së Tiranës, ku kërkon dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, duke e akuzuar atë se është i përfshirë në korrupsion.

Protestuesit e opozitës mbajtën një minutë heshtje në nderim të Arben Tafajt, i cili ndërroi jetë një ditë më parë.

Kërkesa për nderimin e tij u bë nga  Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i cili tha se “mbajmë një minutë heshtje në nderim të një qytetari model si Arben Tafaj, kryetar i shoqatës Tirana, kolegu dhe miku ynë, një nga mbrojtësit më të vendosur të vlerave historike dhe kulturore të këtij qyteti”.

Më pas në fjalën e tij, Blushi tha se tani është koha për protesta para SPAK.

“Kjo është e vetmja ditë në javë kur ai nuk ka mundësi të vjedhë, pasi nga frika e protestës ai e braktis këtë godinë. Ne jemi këtu çdo javë dhe kërkojmë drejtësi”, tha Blushi.

Ai i ftoi qytetarët që më 6 dhjetor në ora 12:00 të protestojnë përpara SPAK, institucionit që sipas tij “sot mban në këmbë Erion Veliajn dhe pushtetin e Edi Ramës”.

Koordinatori politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Klevis Balliu, në fjalën e tij në protestën e opozitës përpara bashkisë së kryeqytetit tha se Tirana sot është qyteti më i ndotur në Europë.

Balliu tha se “qytetarët paguajnë taksa dhe sërish kazanet e plehrave janë plot”.

“Bashkia Tiranë ka 500 milionë euro në vit buxhet, janë taksat që paguajnë qytetarët. Qytetarët paguajnë taksa dhe kazanët e plehrave nuk pastrohen. Në Tiranë kanceri gjen aleat. Aleati i kancerit është Erion Veliaj, sepse ndotja e kryeqytetit është realitet kudo edhe në spitale”, tha Balliu.

Opozita prej disa muajsh po proteston përpara bashkisë së Tiranës kundër korrupsionit si dhe kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

You Might Also Like

Shqipëria i reagon Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, Hoxha: Uji nuk mund të përdoret si instrument presioni politik

Berisha: Katër televizione kombëtare i kushtuan Ramës 15 orë në një muaj, opozitës vetëm 4 orë

Strehimi social, Ibrahimaj publikon dokumentet që duhen për aplikim

Berisha: Deklarata e Zelenskyt për Kosovën në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare

Karakaçi inspekton Albcontrol: Mbi 240 mijë fluturime deri në korrik, masa të shtuara për të përballuar fluksin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kurti në takimin me O’Brien: Shpërthimi në kanalin e Ibër Lepencit ishte sulm kundër popullatës civile, u synua të mbesim pa ujë e rrymë
Next Article VanHorn në Vlorë: Reforma në drejtësi nuk është vetëm SPAK, punë e të gjithëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?