By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Organet e akuzës shpesh herë bëhen pjesë e lojës politike”, Hyseni: Pse Veliaj duhej hetuar në gjendje të lirë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > “Organet e akuzës shpesh herë bëhen pjesë e lojës politike”, Hyseni: Pse Veliaj duhej hetuar në gjendje të lirë
Shqipëri

“Organet e akuzës shpesh herë bëhen pjesë e lojës politike”, Hyseni: Pse Veliaj duhej hetuar në gjendje të lirë

admin
Last updated: 15/02/2025 19:36
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Ish-deputeti socialist, Alket Hyseni, ka komentuar në emisionin ‘Kjo Javë’, arrestimin e kryebashiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke thënë se ndjen keqardhje për “arrestin në burg”, duke e cilësuar si një masë ekstreme për një person që ka marrë vullnetin e qytetarëve të Tiranës për të qenë nikoqir i këtij qyteti të madh.

Sipas tij Veliaj është shembulli i punës dhe i transformimit të Tiranës, ndërsa shtoi se duhet trajtuar me dinjitet.

Alket Hyseni: Nuk prezumoj se mund të flas me kompetencë të plotë, por me atë që është bërë publike, ndjej keqardhje që arrihet në një masë ekstreme për një personalitet të jetës publike dhe aq më tepër një person që ka marrë vullnetin e qytetarëve të Tiranës për të qenë nikoqir i këtij qyteti të madh.

Nga ana profesionale, akuzat janë akuza. Këtu në Shqipëri kanë filluar që gjyqet të bëhen publike, dënimet jepen që në momentin që ngrihen akuza. Organet e akuzës shpesh herë bëhen pjesë e lojës politike, e këtij kontaminimi të jetës shoqërore. Marrin protagonizëm të pavend dhe ndërhynë në rastin konkret brutalisht në fushatën elektorale me këtë veprim.

Erionin e njoh, nuk e kam mik të ngushtë, por është personalitet i rëndësishëm i PS. Është shembull i punës, i transformimit të kryeqytetit, që nuk meriton asnjë shans të tillë. Çdo akuzë ndaj tij duhet të trajtohet si një qytetar normal, ashtu siç aktet ndërkombëtare dhe aktet shqiptare që Shqipëria i ka përafruar me aktet e OKB, trajtim me dinjitet.

Me çfarë mase duhej të ishte Veliaj, me akuzat që ngre SPAK?

Hyseni: SPAK, i suportuar me të gjithë energjitë, ka filluar të punojë, por ndoshta zelli i madh, konkurrimi i madh brenda radhëve të veta, po i çon drejt vendimeve të gabuara. Vendime të gabuara që kanë të bëjnë me disa parime që nuk janë të sotme.

Nuk dua të paragjykoj elementë të dosjes, por nuk është me vend fare kur një çështje ndaj një qytetari mund të hetohet në gjendje të lirë. Kërkesat të bëra për masa arresti janë tre herë më të larta se vendet e Europës.

Sot në sistemin tonë, 6 në 10 veta që janë në burgje, janë të padënuar.

Masa e arrestit, është masa e fundit ekstreme. Të njëjtën gjë mendoj edhe për Metën edhe Berishën.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Osmani takon homologun letonez: Mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur
Next Article 11 maji, Spiropali dhe Majko takime në Kavajë: Motivim dhe angazhim për fitore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?