By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Osmani: Ngritja e statusit të Kosovës në Frankofoni, triumf për vlerat frankofone
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Osmani: Ngritja e statusit të Kosovës në Frankofoni, triumf për vlerat frankofone
Maqedoni

Osmani: Ngritja e statusit të Kosovës në Frankofoni, triumf për vlerat frankofone

admin
Last updated: 12/08/2024 11:26
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim përfaqësuesin e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë (ONF) për Evropën Qëndrore dhe Lindore, Eric Pope, i cili viziton Kosovën pas aplikimit të Republikës sonë në këtë organizatë.

Osmani ka riafirmuar përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave frankofone, duke theksuar rëndësinë e ngritjes së statusit të Kosovës në ONF nga statusi i vëzhguesit në anëtar me të drejta të plota.

Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova është shembull i mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave dhe lirive themelore të të gjithë qytetarëve pa dallim, forcimit të demokracisë dhe sundimit të ligjit. “Rinia është potenciali më i madh i Kosovës dhe me talentin e dëshmuar në ndërmarrësi dhe inovacion, është shembull për rajon e më gjerë”, theksoi Osmani.

Presidentja ka njoftuar Pope edhe për avancimin e agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ku Kosova është shndërruar në shembull pozitiv në nivel global.

Në këtë frymë, Osmani ka theksuar se përmes ngritjes së statusit të Kosovës në ONF, do të thellohet bashkëpunimi me shtete tjera anëtare në zhvillim të qëndrueshëm, promovimin e diversitetit kulturor e gjuhësor, arsim e hulumtime shkencore, si dhe në fusha tjera të interesit të ndërsjellë.

Presidentja Osmani dhe Pope diskutuan edhe për samitin e Frankofonisë në tetor, ku Osmani do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Këto tre shtete të mëdha nuk i shpërblyen me para 84 olimpistët për medaljet që fituan në Paris
Next Article Sherr mes adoleshentëve në Tiranë, 15-vjeçari plagos me thikë dy bashkëmoshatarë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?