By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Osmani përfundon mandatin, sot ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Osmani përfundon mandatin, sot ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
Kosovë

Osmani përfundon mandatin, sot ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu

admin
Last updated: 04/04/2026 10:46
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 4 prill argument.mk/ – Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot, më 4 prill 2026 përfundon mandatin.

Në mungesë të zgjedhjes së presidentit të ri, Osmani detyrën ia dorëzon sot kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës do të mbahet në Kabinetin e Presidentes në orën 16:00.

“Në orën 16:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ia dorëzon detyrën Kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu. Akti ceremonial i dorëzim-pranimit të detyrës do të mbahet në Kabinetin e Presidentes”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Zhvillimet e fundit në Kosovë lidhur me çështjen e presidentit janë karakterizuar nga një ngërç i thellë politik. Kuvendi në seancën e caktuar për presidentin nuk arriti ta zgjedh në mungesë të kuorumit, ndërkaq seanca është ndërprerë.

Situata u përshkallëzua më tej pasi presidentja Vjosa Osmani shpërndau Kuvendin dhe paralajmëroi zgjedhje të jashtëzakonshme, vendim që u kontestua dhe u dërgua në Gjykatën Kushtetuese.

E vendimi i Kushtetueses tha se dekreti i Osmanit për shpërndarje të legjislativit s’ka efekt juridik, ndërkaq i ka dhënë kohë Kuvendit 34 ditë për zgjedhjen e presidentit.

Ndryshe, Osmani në krye të shtetit ishte zgjedhur në seancën e 4 prillit 2021, me 71 vota “për”.

Osmani u zgjodh në raundin e tretë të votimit ku votuan 82 deputetë, pasi në raundin e parë dhe të dytë nuk mori votat e nevojshme.

71 nga deputetët votuan për Vjosa Osmani-Sadriu, 11 vota rezultuan të pavlefshme, ndërsa për kandidatin tjetër Nasuf Bejta nuk votoi asnjë deputet.

Para raundit të tretë u zhvillua edhe procedura e dy raundeve.

Në raundin e parë, votuan 81 deputetë. Për kandidaten Vjosa Osmani-Sadriu votuan 69 deputetë, 12 vota u shpallën të pavlefshme, ndërsa kundërkandidati i Osmanit, Nasuf Bejta nuk mori asnjë votë.

Në bazë të këtij rezultati u konstatua se asnjëri nga kandidatët nuk i kishte votat e nevojshme për t’u zgjedhur president, aq sa duhen sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Në raundin e dytë votuan 81 deputetë. Për kandidaten Vjosa Osmani-Sadriu votuan 67 deputetë, 11 vota të pavlefshme, ndërsa kandidati Nasuf Bejta mori 4 vota. As në raundin e dytë, asnjëri nga kandidatët nuk mori vota për t’u zgjedhur president.

Pas votave të nevojshme në raundin e tretë, presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu bëri betimin para deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e më pas në sallë u intonua himni shtetëror i Republikës së Kosovës.

Me t’u zgjedhur presidente, Vjosa Osmani- Sadriu, mbajti një fjalim para deputetëve të Kuvendit.

Presidentja Osmani në fjalimin e saj dha një porosi për vajzat dhe gratë anembanë vendit, duke u thënë se gjithçka është e mundur kur ato ëndërrojnë dhe punojnë për realizimin e ëndrrave të tyre.

You Might Also Like

Ish-kryediplomati Vlahovic: Mali i i Zi t’i kërkojë falje Kosovës për rrenat idioteske të Radunovic

Konjufca i përgjigjet Gjuriçit në OKB: Kosova është shtet sovran

​Kurti takim me sekretaren e Jashtme britanike: Për marrëveshje me Serbinë me njohje të ndërsjellë

Konjufca në OKB: Serbia po pengon normalizimin, duhet të përballet me realitetin dhe ta njohë Kosovën

Bajrami: Është absurde ajo që po ndodh me çmimet e naftës në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Një tërmet me magnitudë 5.2 godet lindjen e Turqisë
Next Article VLEN: Nga bllokada në realizim, po avancon interkoneksioni me Shqipërinë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?