By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Osmani: Po zhvillohet një politikë e organizuar për dobësimin e gjuhës shqipe në institucione
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Osmani: Po zhvillohet një politikë e organizuar për dobësimin e gjuhës shqipe në institucione
Maqedoni

Osmani: Po zhvillohet një politikë e organizuar për dobësimin e gjuhës shqipe në institucione

admin
Last updated: 06/04/2026 11:17
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 6 prill, argument.mk/ – Nënkryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në vend, duke akuzuar për një politikë të qëllimshme dhe të organizuar për dobësimin e përdorimit të gjuhës shqipe në institucionet shtetërore.

Përmes një statusi publik, Osmani rikujtoi procesin e miratimit të Ligjit për Gjuhët, të cilin e cilësoi si të shoqëruar me tensione të mëdha politike. Ai theksoi se deputetët e VMRO-DPMNE kishin tentuar fizikisht të pengonin votimin në Parlament, ndërsa ish-presidenti Gjorge Ivanov kishte refuzuar ta nënshkruajë ligjin, duke detyruar rikthimin e tij për rivotim.

Sipas Osmanit, e njëjta parti kishte kontestuar ligjin edhe në Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut gjatë kohës kur ishte në opozitë, ndërsa pas ardhjes në pushtet, siç thotë ai, ka ndikuar në këtë institucion për ta mbyllur çështjen.

Në reagimin e tij, Osmani ngriti shqetësime edhe për, siç i quan ai, ndërhyrje institucionale që dobësojnë zbatimin e ligjit, duke përmendur heqjen e pavarësisë së Inspektoratit dhe reduktimin e rolit të Agjencisë për gjuhët. Ai akuzon gjithashtu për ndryshime në identitetin vizual të institucioneve dhe për largimin gradual të gjuhës shqipe nga dokumentet zyrtare, tabelat dhe përdorimi institucional.

Më tej, Osmani paralajmëron për përgatitjen e një narrative që synon, sipas tij, ndryshimin e dispozitave kyçe të ligjit, duke e cilësuar këtë si vazhdimësi të një politike të planifikuar.

Ai shton se në këtë proces, sipas tij, janë përfshirë edhe disa aktorë politikë shqiptarë, ndërsa u bën thirrje qytetarëve për mobilizim të gjerë.

“Beteja për gjuhën është betejë mbi të gjithë ne”, thekson Osmani, duke kërkuar mbështetje për studentët që, sipas tij, po japin sinjale të qarta për rëndësinë e kësaj çështjeje.

Në fund, ai apelon për unitet jo vetëm mes shqiptarëve, por edhe mes të gjithë qytetarëve që, sipas tij, synojnë një shtet të barabartë dhe evropian.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shqipe Hysenaj kritikon Mateon për sjelljen ndaj Brikenës: Po ia jep gjithë fuqinë, po e dërgon në finale para vetës
Next Article 3 gra sulmohen nga bashkëshortët
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?