By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: P.Diddy padit burrin që pretendon se ka video të marrëdhënieve intime nga “festat e çmendura”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > P.Diddy padit burrin që pretendon se ka video të marrëdhënieve intime nga “festat e çmendura”
Showbizz

P.Diddy padit burrin që pretendon se ka video të marrëdhënieve intime nga “festat e çmendura”

admin
Last updated: 23/01/2025 18:40
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Sean “Diddy” Combs, reperi që po përballet me akuza për trafikim seksual dhe krim të organizuar, ka paditur Courtney Burgess, një burrë i cili pretendon se ka video që e tregojnë Combsin duke bërë marrëdhënie intime nëpër “festat e çmendura”, përfshirë disa video që ai pretendon se përfshijnë persona të mitur.

The New York Times ka shkruar se kjo ka ndodhur pas disa intervistave që Burgess ka dhënë në disa podkaste si dhe në një intervistë në kanalin televiziv NewsNation.

Në padi, Combsi thotë se këto video nuk ekzistojnë dhe e akuzon Burgessin për shpifje dhe për krijimin e spekulimeve, sipas tij, të pabaza që kanë dëmtuar rëndë reputacionin e tij.

“Një numër i madh njerëzish që dëgjuan dhe besuan gënjeshtrat e të paditurve, e kanë akuzuar Combsin sikur të ishte ‘monstrum’ dhe ‘pedofil’,” thuhet në padinë e tij.

Burgess, nga ana tjetër, ka qëndruar prapa akuzave që ka bërë.

Rënia e “mbretit”
Dikur ftesa për ndejat e organizuara nga reperi Sean “Diddy” Combs ishte një nga më të vlerësuarat në industrinë e argëtimit.Me listë të ftuarish ku bënin pjesë

“Ai ka shumë guxim të më padit mua kur ai do të kalojë pjesën tjetër të jetës në burg për të gjitha ato që ka bërë”, ka thënë Burgess.

Combs me këtë padi po përpiqet të mbrojë reputacionin e tij, duke thënë se akuza të tilla mund të ndikojnë negativisht në procesin gjyqësor që po zhvillohet kundër tij, ku ai akuzohet për sulme seksuale që pretendohet të kenë ndodhur pa pëlqimin e palëve të përfshira.

Ndërkohë Burgess ka pranuar se nuk e njeh personalisht Combsin dhe ka thënë se i ka marrë videot nga një ndërmjetës, së bashku me një dorëshkrim të një libri që pretendonte të ishte një version i parë i kujtimeve të Kim Porter, ish-gruas së Combsit, me të cilën kishte një marrëdhënie të gjatë.

Ky libër u tërhoq nga gjigandi “Amazon” pasi u vlerësua si një mashtrim.

Në anën tjetër, avokatja e Burgess, Ariel Mitchell-Kidd, ka reaguar duke thënë se Combs po përpiqet t’i heshtë viktimat.

“Kjo është një përpjekje e dëshpëruar për t’i heshtur viktimat dhe ata që qëndrojnë përkrah tyre”, ka thënë avokatja duke shtuar se do të padisë Combsin dhe avokatët e tij për këtë padi “të pabazë”.

Ky zhvillim është një pjesë e një serie akuzash të tjera me të cilat po përballet Combs, që përfshijnë më shumë se 30 padi për sulme seksuale.

Ai ka deklaruar se asnjëherë nuk e ka sulmuar seksualisht askënd, pavarësisht akuzave.

Comc aktualisht ndodhet në paraburgim në Brooklyn të New Yorkut. Mbrojtja në liri i është mohuar tri herë, përkundër dorëzanisë prej 50 milionë dollarësh amerikanë. Gjykimi ndaj reperit pritet të nisë të hënën e parë të muajit maj të këtij viti.

You Might Also Like

Dani Olmo festoi Kupën e Botës në krahët e të dashurës – momenti romantik që mori vëmendjen

“Të mungosh në trevjetorin e ditëlindjes së djalit tënd”, ish-partnerja Ajsel Abazi me akuza ndaj Eros Grezdës

Dua Lipa tërheq vëmendjen me stilin e saj në finalen e Kupës së Botës

Kader Kicaj shfaqet super ‘hot’, vështirë t’i largosh sytë

Bebe Rexha tërheq vëmendjen me veshjen e guximshme gjatë performancës në Los Angeles

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Uji dhe tokat e helmuara, ende asnjë zgjidhje për pastrimin e Arsenit në Llojan
Next Article Për ASH-në e Ziadin Selës, vendimi i sotëm për faljen e organizatorëve të 27 prillit varros drejtësinë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?