By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pak nxënës duan të studiojnë matematikë dhe gjeografi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Arsimi dhe Shkenca > Pak nxënës duan të studiojnë matematikë dhe gjeografi
Arsimi dhe ShkencaMaqedoni

Pak nxënës duan të studiojnë matematikë dhe gjeografi

admin
Last updated: 26/01/2025 16:04
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 janar – Janë të paktë nxënësit të cilët të ardhmen e tyre e shohin si mësimdhënës të shkencave matematiko-natyrore pavarësisht që këto lëndë mund t’i kenë të preferuara gjatë shkollimit të tyre.

“Gjithmonë e kam dashur këtë lëndë, gjithmonë i kam kuptuar detyrat. Për në të ardhmen unë preferoj të bëhem një profesoreshë e matematikës”, tha një nxënëse.

“Kam një profesion që dëshiroj ta bëj kur të rritem e cila normalisht që lidhet me matematikën, fashion designer. Sigurisht, matematika është shumë e nevojshme në këtë profesion”, theksoi një nxënëse tjetër.

Ramiz Jakupi, mësimdhënës i matematikës tha se të rinjtë i refuzojnë këto drejtime për shkak se kërkojnë shumë angazhim. Si faktorë tjetër, Jakupi thekson pagat e ulëta dhe prishjen e imazhit të mësuesisë.

“Arsimtarët duhet të jenë më tepër të paguar sepse çdo gjë fillon nga arsimi, nga mësimi dhe shpresoj se kështu mund të përparohet dhe të dilet ashtu siç duhet. Nuk mundet një arsimtar që ka kryer ekonominë të jep lëndën e matematikës. Kjo është shumë problematike dhe mendoj se në të ardhmen do të jetë shumë problem i madh. Arsimtari që është i lëndës profesionale ka kryer metodikat, e di si ta shpjegoj mësimin, si ta zhvillon mësimin, është profesionist i asaj lënde”, tha Ramiz Jakupi, mësimdhënës i Matematikës.

Samra Iseni, mësimdhënëse e gjeografisë tha se punët administrative që bëjnë mësuesit humbin vullnetin për të punuar këtë profesion ndërkohë shumë prej studentëve shfrytëzojnë statusin e tyre për të marrë vizë pune për të punuar jashtë vendit. Gjithashtu, Iseni kujtoi se gjeneratat e reja më shumë pëlqejnë studimet në gjuhë të huaja dhe ato kompjuterike.

“Pagat e ulëta, mosrespektimi i arsimtarëve megjithëse e dimë që kohët e fundit të rinjtë po fokusohen më tepër të dalin dhe të migrojnë jashtë shtetit. Arsyet janë të shumta mirëpo ne do të punojmë në atë për një të ardhme më të mirë. Mendoj që shteti jonë duhet të ndaj diçka pak më tepër për këto lëndë sepse janë në humbje të madhe”, shtoi Semara Isenie, mësimdhënëse e Gjeografisë.

Interesimin e dobët për Shkencat Matematiko Natyrore e konfirmojnë edhe profesorët e fakulteteve, sipas të cilëve gjendja më kritike paraqitet në programet studimore për mësimdhënie për arsimin fillor dhe të mesëm.

You Might Also Like

Von der Leyen: Rusia po përpiqet të mbjellë frikë në Evropë, por nuk do t’ia dalë

Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë

Tetë organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Qeveria shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive

Xhabir Doko: Shteti ka probleme serioze jo vetëm në politikën e jashtme, por edhe me ekonominë dhe marrëdhëniet ndëretnike

Nesër pa energji elektrike disa pjesë të Tetovës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shpërngulja nga Pollogu drejt Evropës vazhdon, rritet numri i nxënësve që kërkojnë fletëshpërngulje
Next Article Sindikatat kërkojnë që paga minimale të rritet më shumë se 1800 denarë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Rusia po përpiqet të mbjellë frikë në Evropë, por nuk do t’ia dalë
Maqedoni TOP LAJM
Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë
Kosovë Maqedoni
Gojnovci: LDK-ja e ka goditur vetveten politikisht
Kosovë
Tetë organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Qeveria shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?