By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pamje të bukura të natyrës së Kosovës, presidentja bën thirrje për ruajtje të ambientit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Pamje të bukura të natyrës së Kosovës, presidentja bën thirrje për ruajtje të ambientit
Maqedoni

Pamje të bukura të natyrës së Kosovës, presidentja bën thirrje për ruajtje të ambientit

admin
Last updated: 05/06/2024 09:32
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Në Ditën Botërore të Mjedisit, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë thirrje që të ruhet ambienti pasi siç tha ajo “natyra është një dhuratë nga e cila ne varemi”.

Osmani përmes një video-mesazhi në të cilën paraqitet natyra e Kosovës ka thënë se ruajtja e mjedisit është një sfidë e madhe.

“Dhe kur ne e ushqejme atë, ajo na ushqen në këmbim. Sfidat me të cilat përballemi të gjithë në ruajtjen e mjedisit tonë janë të mëdha, por rreziku është edhe më i madh. Ne duhet të veprojmë tani për ta mbrojtur planetin që ne të gjithë e quajmë shtëpi. Kjo përgjegjësi bie mbi të gjithë ne, individualisht dhe kolektivisht. Ne të gjithë kemi përgjegjësi për t’i mbrojtur burimet natyrore që mundësojnë jetën dhe për t’u siguruar që ato të mbeten të qëndrueshme për brezat e ardhshëm”, ka thënë Osmani.

Ndryshe, Dita Botërore Mjedisit është caktuar 45 vjet më parë nga Asambleja e përgjithshme e OKB-së, me qëllim për të shtuar vetëdijen rreth çështjeve të mjedisit dhe për të tërhequr vëmendjen politike ndaj këtyre çështjeve si dhe për të nxitur veprimin individual në këtë drejtim.

5 qershori u caktua si Dita Botërore e Mjedisit në vitin 1972, nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. U zgjodh kjo datë sepse përkon me ditën e hapjes e Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Mjedisin, që u mbajt në vitin 1972 në Stokholm, nën udhëheqjen e Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara.

Qëllimi i kësaj ngjarje është të nxisë aktivitete dhe aksione për të arritur ndryshime pozitive në mbrojtjen e mjedisit. Kjo ditë zakonisht përcillet me një tematikë të caktuar.

Në të kaluarën tema të kësaj ngjarje kanë qenë kujdesi për tokën dhe ujin, mbrojtja e shtresës së ozonit, ndryshimet klimatike dhe zhvillimi i qëndrueshëm duke pasur gjithnjë në fokus ruajtjen e shëndetit human. /Telegrafi/

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Engjëllusha Salihu flet për të fejuarin: Nuk më ka njohur si këngëtare, s’më dinte as emrin
Next Article Kryeshefi i SHM-së së Armatës Gjurçinovski, do të marrë pjesë në konferencën në Durrës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?