By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Panel-diskutim për avancimin e pozitës së grave rome, me qëllim të avancimit të drejtësisë sociale dhe demokracisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Panel-diskutim për avancimin e pozitës së grave rome, me qëllim të avancimit të drejtësisë sociale dhe demokracisë
Maqedoni

Panel-diskutim për avancimin e pozitës së grave rome, me qëllim të avancimit të drejtësisë sociale dhe demokracisë

admin
Last updated: 11/03/2024 18:24
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 11 mars  – Në panel-diskutimin e sotëm në Kuvend, të iniciuar nga Fondacioni “Romët për Demokraci”, u shkëmbyen përvoja dhe mendime për ecurinë e grave rome jo vetëm në komunitetin shoqëror, por edhe në institucionet publike dhe në politikë.

Të pranishmit theksuan se me iniciativën e titulluar “Mirë për gratë rome, mirë për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, ndër të tjera ofrohet edhe zëri për barazi, gjithëpërfshirje dhe forcimin e vullnetit politik për kapacitetin e grave rome dhe kontributin e tyre në progresin e vendit.

Zëvendëssekretari i përgjithshëm Bojan Vasilevski, në fjalën e tij, theksoi se komuniteti rom është pjesë përbërëse e shoqërisë sonë dhe se kontribuon në trashëgiminë kulturore, shprehjen artistike dhe identitetin kolektiv. Por edhe se, pavarësisht gjithë këtij kontributi, megjithatë, gratë rome vazhdojnë të përballen me barrierat sistematike. Dhe për këtë theksoi se përkushtimi i Dhomës Ligjvënëse është të dëgjojë zërin e të gjithë atyre që jetojnë në shtet.

“Ne të gjithë po përparojmë së bashku dhe po ecim përpara drejt një të ardhmeje më të ndritshme. Fuqizimi i grave rome nuk është vetëm çështje e drejtësisë sociale, është mbi të gjitha imperativ strategjik për avancimin e demokracisë sonë dhe realizimin e aspiratave tona të përbashkëta për një të ardhme më të mirë”, tha Vasilevski.

Selvije Mustafi Alkan nga Fondacioni “Romët për Demokraci” theksoi se qëllimi i iniciativës së sotme është t’i kujtojë institucionet shtetërore për kapacitetin e këtyre grave.

“Iniciativa “Mirë për gratë rome, mirë për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut” është edhe për gratë rome, edhe për Kuvendin, pasi paraqet një hap përpara drejt promovimit të barazisë dhe përfaqësimit në institucionet. Besoj se me mundësinë e tillë në Dhomën Ligjvënëse do të ndodhë një kthesë e rëndësishme, sepse është një hap strategjik në përparimin e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, tha Mustafi Alkan.

Këshilltarja për çështjet rome e presidentit të shtetit, Fikrija Tair, bëri një retrospektivë të përvojave, sfidave dhe mundësive të grave rome në institucionet publike. Ajo theksoi se gruaja rome vuan nga diskriminimi i shumëfishtë, barrierat gjinore dhe se përballet me përjashtim si në rrjedhat e përditshme të zhvillimit shoqëror, ashtu edhe nga komuniteti të cilit i përket.

“Është me rëndësi thelbësore të reflektohen mundësitë për pjesëmarrjen tonë në debatet vendimtare, si dhe gatishmëria dhe transparenca e institucioneve për çështjet gjinore, për avancimin e pozitës së grave rome dhe pjesëmarrjen e tyre në proceset politike”, tha Tair.

Në panel-diskutimin foli edhe Irene Ketof nga Ambasada Franceze, e cila e përshëndeti dhe e mbështeti iniciativën “Mirë për gratë rome, mirë për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”. Fjalime të tyre patën edhe Arabella Iljaz, Mersiha Sali Usain dhe Mensur Haliti. 

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Janë siguruar mbi 30 specializime në oftalmologji
Next Article Po dërgohen sms porosi të rrejshme në emër të SH.A. “Posta e Maqedonisë së Veriut”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?