By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Para deputetëve muajin e ardhshëm ligj që do të pengojë ndërtimin e një garazhi në kate prapa Kuvendit, paralajmëron Gashi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Para deputetëve muajin e ardhshëm ligj që do të pengojë ndërtimin e një garazhi në kate prapa Kuvendit, paralajmëron Gashi
Maqedoni

Para deputetëve muajin e ardhshëm ligj që do të pengojë ndërtimin e një garazhi në kate prapa Kuvendit, paralajmëron Gashi

admin
Last updated: 30/01/2025 15:01
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 30 janar – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi sot në brifingun me gazetarë informoi se është thuajse gati ligji special që do të ndalojë ndërtimin e një garazhi në kate në hapësirë ​​afariste në lokacionin prapa Kuvendit. Me ligjin e veçantë pritet që zona përreth Parlamentit të shpallet si zonë sigurie.

“Vëmendje më e madhe në përgatitjen e ligjit i është kushtuar mënyrës se si do të kompensohet pronari i tokës, sepse bëhet fjalë për pronë private dhe ligji duhet të jetë konform me Kushtetutën”, ka thënë Gashi.

Ai paralajmëroi se gjatë muajit shkurt ligjin do ta dërgojë për shqyrtim para deputetëve, ndërsa shpejtësia e miratimit të tij, siç tha, do të varet nga grupet parlamentare. Nuk ka saktësuar nëse parashikohet nacionalizim apo shpronësim të tokës dhe as nëse kanë një vlerësim se sa do të kushtojë kompensimi për pronarin.

“Menjëherë pasi filloi punën kjo përbërje e Kuvendit, kam formuar grup pune ku janë përfaqësues të të gjitha institucioneve kompetente, për zgjidhjen e këtij problemi të kamotshëm. Fatkeqësisht, toka pas Parlamentit iu shit një subjekti privat ​​që donte të ndërtonte një garazh në kate. Tre ditë pas zgjedhjes sime në krye të Kuvendit, tashmë kanë ardhur ekskavatorët. Puna ishte serioze. Në grupin e punës erdhëm te një zgjidhje ligjore e cila është 99 për qind e përfunduar ku zona përreth objektit të Kuvendit do të shpallet zonës e sigurisë. Kështu janë sugjerimet e shërbimeve të sigurisë dhe kështu do të zgjidhet problemi”, ka thënë Gashi.

Ai ka thënë se kjo çështje është me interes shtetëror që ky ligj madje të votohet nga të gjithë deputetët.

“Ky është interes shtetëror i të gjithë qytetarëve dhe duam që këtë ligj ta votojnë të gjithë deputetët. Ligjin do ta promovojmë kur të jetë plotësisht gati, sepse mund të ketë edhe propozime të tjera nga grupet parlamentare. Por, ne si grup punues dhe si institucion kemi dashur të propozojmë një zgjidhje afatgjatë dhe përmbajtjesore”, ka thënë Gashi.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article VMRO-DPMNE e pranon iniciativën opozitare për debat mbikëqyrës për zgjidhjen e problemit me ajrin e ndotur
Next Article Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?