By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Paralajmërimet për destabilizim, përplasje mes partive
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Paralajmërimet për destabilizim, përplasje mes partive
Maqedoni

Paralajmërimet për destabilizim, përplasje mes partive

admin
Last updated: 09/08/2024 17:18
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 9 gusht – VMRO-DPMNE i bëri thirrje LSDM-së të tregojë nëse distancohet nga plani i BDI-së për të destabilizuar vendin, pas paralajmërimit të kryeministrit Mickoski se Maqedonia e Veriut do të përballet me kërcënim të sigurisë nga BDI-ja gjatë kësaj vjeshte.

Partia në pushtet gjithashtu thekson se partia e Ahmetit tashmë ka pranuar se përmes protestave planifikojnë të bëjnë destabilizim.

“LSD të mos heshtë dhe të mos fshihet, duke menduar se askujt nuk do t’i kujtohet t’i pyes nëse e mbështesin BDI-në në idenë e destabilizimit të vendit apo jo. BDI u zbulua, pranoi se planifikon protesta dhe destabilizim të vendit. Prandaj, nëse LSD nuk distancohet menjëherë, kjo do të thotë se ata janë vetëm një partner më i vogël si më parë për kryerjen e krimit të drejtuar nga BDI-ja”, tha Marija Miteva, zëdhënëse e VMRO-DPMNE-së.

Nga LSDM-ja opozitare porositën se deklaratat e kryeministrit për destabilizim të mundshëm u bënë vetëm për të krijuar frikë në mesin e qytetarëve. I bënë thirrje Mickoskit t’i denoncojë informacionet tek autoritetet kompetente.

“Ata krijojnë vetëm kaos në opinion dhe konsideron se është vetëm për të mbjellë frikë në mesin e qytetarëve, jo se në të vërtetë ka informacione. Megjithatë, edhe me këtë rast, i bëjmë thirrje kryeministrit, nëse ka çfarëdo njohurish, t’ua japë informacionet institucioneve kompetente, në mënyrë që ata të mund të reagojnë në kohën e duhur”, u shpreh Daniella Nikollova, deputete e LSDM-së.

Nga ana tjetër, partneri i koalicionit në Qeveri, VLEN, shprehu dyshime se paralajmërimet për destabilizim mund të realizohen. Besojnë se këto paralajmërime të BDI-së janë vetëm përpjekje për të krijuar panik në opinion.

Megjithatë, nga BDI-ja nuk përjashtuan mundësinë e organizimit të protestave për të mbrojtur legjitimitetin e rezultateve të zgjedhjeve. Ata gjithashtu duan që parimi i koalicionit fituesi me fituesin të bëhet pjesë e rendit ligjor në vend.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Toshkovski dhe Angellov paralajmëruan reforma në sistemin për përballje me kriza
Next Article Gjelaj ka mirëpritur në takim kryetarët e shoqatave atdhetare në Amerikë: Kontributi i diasporës jetik për zhvillimin e vendit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?