By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Paraqiti publikisht 5 kërkesa të protestuesve, kush është Dritan Goxhaj, nga lufta e UÇK te kërkesa për ekstradim në Hagë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Paraqiti publikisht 5 kërkesa të protestuesve, kush është Dritan Goxhaj, nga lufta e UÇK te kërkesa për ekstradim në Hagë
Shqipëri

Paraqiti publikisht 5 kërkesa të protestuesve, kush është Dritan Goxhaj, nga lufta e UÇK te kërkesa për ekstradim në Hagë

admin
Last updated: 23/06/2026 14:30
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 23 qershor, Zhurnal.mk – Vetëm në ditën e 23-të të protestës, një prej pjesëmarrësve të saj foli publikisht në emër të të gjithë pjesëmarrësve në shesh duke artikuluar 5 kërkesa, në krye të të cilave ishte dorëheqja e kryeministrit Rama.

Ai ishte Dritan Goxhaj, një emër i njohur në ambientin publik në Tiranë, por jo më pak edhe në Prishtinë.

Dalja e tij për të artikuluar kërkesat e protestuesve bëri që e gjithë vëmendja të përqëndrohej te ish luftëtari i UÇK-së, një figurë e debatuar edhe për qëndrimet që ka mbajtur në konfliktin e fundit mes SHBA-ve dhe Iranit.

Dritan Goxhaj, rezulton gjithashtu edhe pjesëmarrës aktiv në Preshevë kundër ushtrisë serbe, ndërkohë që tre vjet më parë pati një proces gjyqësor në Tiranë për shkak të akuzave që iu ngritën në Gjykatën Speciale të Kosovës. Ai akuzohej për nxjerrjen e emrave të dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës dhe Haga kërkonte ekstradimin e Goxhajt. Në procesin gjyqësor që u mbajt në Tiranë për kërkesën e ardhur nga Gjykata Speciale e Kosovës, Apeli i dha të drejtë Goxhajt, e më pas Gjykata e Lartë e rrëzoi kërkesën për ekstradim.

Gjatë këtyre viteve ai ka qenë aktiv në disa prej emisioneve televizive, teksa së fundmi u vu në qendër të vëmendjes edhe për qëndrimet e mbajtura në luftën mes SHBA-ve dhe Iranit.

“Që në momentin që kanë filluar agresionin ndaj Iranit, Amerika po përballet me sfidën më të thellë ushtarake të saj që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore.

Tashmë po shihet nga të gjithë rënia e fuqisë dhe ndikimit amerikan në Gadishullin Arabik e deri në ujërat e Gjirit Persik. Amerika ka hyrë më vetëdije në këtë luftë, por tashti duket se po ecin si sonanbul (njeri që ecën në gjumë) drejt një përplasje katastrofike dhe të pafitueshme, duke e bërë këtë jo më një dështim politik, por një kolaps strategjik”, shkruan në një prej komenteve të tij Goxhaj.

You Might Also Like

Rama njofton daljen me një mesazh para kombit

‘Shuhet’ fotoreporteri ‘legjendar’ italian, Luca Turi! Përjetësoi eksodin dramatik të shqiptarëve me anijen ‘Vlora’

Reforma e re gati brenda vitit! Zv.ministrja zbulon ndryshimet nga rritja e moshës për të dalë në pension deri te skema private

“Në Francë kryeministri largohet nëse bën një të keqe, Rama ka bërë me mijëra”, emigranti: Të ikë sa më parë, protestuesit të bashkuar deri në fund

Mbyti me duar bashkëshorten në vitin 2015, humb jetën i dënuari në Burgun e Reçit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Jam miku yt, jo armiku”/ Rama postoi foton e tij, reagon protestuesi i vetmuar: Nuk jam ti, mos më thuaj se sheh veten tënde tek unë
Next Article Çmimi i parë për studentët e UT-së në garën ndërkombëtare të shkencës së të dhënave dhe AI
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye
Bota Maqedoni TOP LAJM
Rama njofton daljen me një mesazh para kombit
Shqipëri
Zvicra bindëse në Shkup, Maqedonia e Veriut e nis me humbje Ligën e Kombeve
Sport
Aksident i rëndë në Çair, motori përplaset me një veturë përballë Komunës
Kronika

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?