By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Parku fotovoltaik në Devoll, Rama: Burim i ri energjie në rrugën drejt pavarësisë energjetike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Parku fotovoltaik në Devoll, Rama: Burim i ri energjie në rrugën drejt pavarësisë energjetike
Shqipëri

Parku fotovoltaik në Devoll, Rama: Burim i ri energjie në rrugën drejt pavarësisë energjetike

admin
Last updated: 10/02/2025 09:17
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga parku më i ri fotovoltaik në Devoll.

“Një tjetër burim i ri energjie diellore në Devoll, që i shtohet zinxhirit të prodhimit vendas, në rrugën drejt pavarësisë energjetike të Shqipërisë 2030”, shkruan Rama në postimin në rrjetet sociale.

Më herët, Kryeministri Rama ka deklaruar se Shqipëria është sot jo vetëm e para në rajon për vetëprodhimin e energjisë diellore, por me distancë nga vendi i dytë.

“Shqipëria sot falë politikës sonë në fushën e energjisë, falë masave komplekse që ne kemi marrë, qoftë me shtrëngimin e një hapësire tërësisht të shqyer që gjetëm kur gjysma nuk e paguante apo e vidhte energjinë dhe pjesa tjetër paguante dhe për gjysmën tjetër, dhe falë incentivave është jo vetëm e para në rajon për vetëprodhimin e energjisë solare, por me distancë nga i dyti”, është shprehur Rama.

“Sot Shqipëria prodhon 196 megavat energji elektrike nga subjektet private, familjare apo biznese. Në vendin e dytë është Serbia me ¼-ën e prodhimit të Shqipëri 51 megavat. Pastaj Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë bashkë në një grup, midis 14 dhe 18 megavat”, theksoi Rama.

Kryeministri Edi Rama është shprehur se vendi gjatë 2024-ës ka pasur rritje me 15.3% të kapaciteteve energjetike duke pesëfishuar prodhimin e gjelbër nga fotovoltaikët.

You Might Also Like

Ministrja Sala jep dorëheqjen: Shkak, angazhimet ndërkombëtare në onkologji e inovacion

Begaj pret ambasadoren de Sousa: Anëtarësimi i plotë në BE në 2030-ën, objektiv strategjik

Balla në Paskuqan, nis zbatimi i “Rilindjes 2.0” në terren

Kos: BE mund të zgjerohet gjatë mandatit të Komisionit aktual

Rama: Inspektimet me kamera trupi dhe me paralajmërim, gjoba është arma e fundit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kryetari Hyseni: Fshati Pogragjë do të ketë furnizim më të mirë me ujë të pijes
Next Article Më ftohtë në Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?