By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Partneriteti QSUNT – Sheba Medical Center, Koçiu: Garanci për trajtim më cilësor të pacientëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Partneriteti QSUNT – Sheba Medical Center, Koçiu: Garanci për trajtim më cilësor të pacientëve
Shqipëri

Partneriteti QSUNT – Sheba Medical Center, Koçiu: Garanci për trajtim më cilësor të pacientëve

admin
Last updated: 27/03/2025 12:17
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu po zhvillon nje vizitë zyrtare në Izrael nga ku u shpreh sot se partneriteti mes Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe Sheba Medical Center forcon bashkëpunimin për një sistem shëndetësor më të avancuar.

Sipas Koçiut, “ky partneritet me fokus në riorganizimin e shërbimit onkologjik, menaxhimin spitalor dhe rritjen e kapaciteteve përmes trajnimeve të vazhdueshme për mjekët dhe infermierët, është një garanci e shtuar për trajtim më cilësor të pacientëve tanë”.

“Shoqëruar nga 15 mjekë të QSUNT vizituam Sheba Medical Center në Tel Aviv një ndër 10 qendrat spitalore më të avancuara në botë. Së bashku me drejtuesit e Sheba Medical Center, me të cilët nënshkruam një partneritet strategjik në nëntor të vitit që shkoi biseduam për ecurinë e objektivave tanë të përbashkët. Folëm për ristrukturimin e shërbimit onkologjik, për krijimin e ekipeve multidisiplinare që përcaktojnë trajtime të personalizuara dhe efikase për këdo si edhe për modernizimin e aparaturave apo protokolleve të kurimit”, pohoi Koçiu në postimin në rrjetet sociale.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, shtoi se fokusi tjetër i bisedimeve ishte menaxhimi efikas i pacientëve, me fokus në reduktimin e radhëve të pritjes.

“Hodhëm hapa konkretë për fuqizimin e kapaciteteve tona njerëzore dhe profesionale përmes shkëmbimit të eksperiencave periodike. Në Shqipëri kemi nisur të shohim rezultatet e këtij partneriteti shumë të rëndësishëm për ne, por jam e sigurt në muajt në vazhdim ky partneritet do ndihmojë në hapjen e një kapitulli të ri standardesh shumë më të larta, për të gjithë qytetarët shqiptarë”, tha Koçiu.

You Might Also Like

Aksident përballë Ministrisë së Jashtme në Tiranë

Protestuesit mblidhen te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh

Shqipëria kryeson Ballkanin Perëndimor në Indeksin e Performancës Mjedisore 2026

Kryeministri Edi Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për këtë kategori qytetarësh

Berisha: Mazhoranca mbylli reformën territoriale, vazhdon shpopullimi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dy shtetas të RMV-së kanë humbur jetën në një aksident trafiku në Itali
Next Article Investimet holandeze u rritën me 14%, arritën 2,54 miliardë euro

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?