By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pas kritikave të PDK-së dhe LDK-së, reagon Qeveria: Nuk ka asnjë refuzim nga Kurti për Prokurorinë Speciale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Pas kritikave të PDK-së dhe LDK-së, reagon Qeveria: Nuk ka asnjë refuzim nga Kurti për Prokurorinë Speciale
Maqedoni

Pas kritikave të PDK-së dhe LDK-së, reagon Qeveria: Nuk ka asnjë refuzim nga Kurti për Prokurorinë Speciale

admin
Last updated: 03/09/2025 12:07
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu ka reaguar pas kritikave të ashpra të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, lidhur me paraqitjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti në Gjykatën Themelore të Prishtinës për të dëshmuar në rastin e kanosjes ndaj tij.

Kryeziu i ka cilësuar akuzat për standarde të dyfishta si të pavërteta dhe ka theksuar se Kurti nuk ka refuzuar asnjëherë të bashkëpunojë me Prokurorinë Speciale.

“Paraqitja e kryeministrit Kurti në gjykatë për rastin e kanosjes ndaj tij nuk është kurrfarë standardi i dyfishtë në raport me ftesën nga Prokuroria Speciale,” ka deklaruar Kryeziu.

Ai theksoi se Kurti ka shprehur gatishmërinë e plotë për të bashkëpunuar me drejtësinë, madje ka kërkuar që intervistimi të bëhet në zyrën e tij, një praktikë e cila sipas tij është përdorur edhe në raste të tjera më parë.“Sa i përket ftesës së Prokurorisë Speciale, kryeministri Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij. Përkundrazi, ai ka shprehur gatishmërinë e plotë për të bashkëpunuar me drejtësinë dhe për të respektuar parimin e transparencës dhe llogaridhënies, duke kërkuar që intervistimi të zhvillohet në zyrën e tij, një praktikë kjo që ka ndodhur edhe më parë”, ka shkruar Kryeziu.

Në lidhje me rastin e kanosjes, Kryeziu sqaroi se hetuesit e autorizuar nga Prokuroria e kanë intervistuar Kurtin më 10 qershor 2025 në zyrën e tij, ndërsa sot ai është paraqitur në gjykatë si palë e dëmtuar.

Reagimi i Kryeziut vjen pasi deputetët e PDK-së dhe LDK-së, Vlora Çitaku dhe Hykmete Bajrami, e akuzuan Kurtin për shmangie të drejtësisë dhe për qasje të dyfishtë ndaj institucioneve ligjzbatuese, duke e cilësuar qëndrimin e tij si selektiv dhe të politizuar.

You Might Also Like

Kongresi i VLEN-it zgjedh drejtuesit e rinj, Mexhiti dhe Kasami bashkryetarë

Gruevski reagon nga Hungaria: Ka pasur përndjekje brutale politike

PDSH mban Kuvendin Zgjedhor në Zhelinë për Kongresin IX të partisë

Qeveria i hap rrugë hulumtimit të antimonit në Kriva Pallankë, kompani australiane investon 5 milionë dollarë

Ligji i ri kundër duhanit ndez debat/ Bizneset paralajmërojnë humbje dhe kolaps financiar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Samir Ujkani për Tuttosport: Real Madridi dhe Barcelona u interesuan për Zhegrovën, unë ia rekomandova Juventusin
Next Article Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar arrin për vizitë në Ukrainë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kongresi i VLEN-it zgjedh drejtuesit e rinj, Mexhiti dhe Kasami bashkryetarë
Maqedoni
Sektori i turizmit ka nevojë për 20 mijë punonjës
Shqipëri
Gruevski reagon nga Hungaria: Ka pasur përndjekje brutale politike
Maqedoni
PDSH mban Kuvendin Zgjedhor në Zhelinë për Kongresin IX të partisë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?