By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pas Taravarit edhe banorë të Gostivarit “Shuplak” Shaqir Fetahut: Hoxhallarët larg duart nga politika
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Pas Taravarit edhe banorë të Gostivarit “Shuplak” Shaqir Fetahut: Hoxhallarët larg duart nga politika
MaqedoniTOP LAJM

Pas Taravarit edhe banorë të Gostivarit “Shuplak” Shaqir Fetahut: Hoxhallarët larg duart nga politika

admin
Last updated: 30/04/2024 22:33
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 30 prill – Heshtje në Bashkësinë Fetare Islame pas akuzave të djeshme të Arben Taravarit se Myftinia e Gostivarit është kthyer në shtab partiak të Bashkimit Demokratik për Integrim, shkruan Alsat.

“Kontaktuam sot edhe BFI-në por edhe Muftininë e Gostivarit, nga ku, shkurt u përgjigjën se nuk duan të komentojnë deklaratat e partive politike”, raporton gazetari i Alsat, Bashkim Sulejmani.

Arben Taravari nga Koalicioni VLEN ditë më parë, akuzoi se Bashkësia Fetare Islame se nuk punon sipas rregullave fetare por sipas instruksioneve të kreu të BFI-së, Shaqir Fetahu të cilin madje e quajti instrument të BDI-së.

“BFI-së në Gostivar, i bëj ftesë speciale sepse kanë bë shtab në kuadër të BFI-së në Gostivar, shtab i cili, punon special për BDI-në. Unë iu bëj ftesë hoxhallarëve të Gostivarit që të mos bien pre e gjitha instruksioneve që iu jep kryetari i BFI-së i cili botërisht dihet se është instrument i një partie”, tha Taravari.

Kanë reaguar edhe disa banorë të Gostivarit.

Kërkojnë që Bashkësia Fetare Islame dhe hoxhallarët të qëndrojnë larg politikës.

“Ata aspak nuk duhet përzihen, ata kanë punët e fesë dhe atë duhet ta mbajnë”, tha një banor.

“Hoxhallarët aspak s`kanë çka përzihen në politikë e parti aspak. Ata janë gjeneralët e xhamisë dhe jo të merren me popullin hajde këtu hajde atje”, u shpreh një banor tjetër.

“Nuk ka lidhje feja me politikën, feja duhet të merret me xhamitë e jo të futen në punët e politikës. Feja duhet të jetë e pastër të respektoj rregullat”, theksoi një banor.

Në reagimin e tij, Taravari tha se menjëherë pas zgjedhjeve, BFI-ja do të jetë institucioni i parë i cili do të duhet të pastrohet dhe ti kthehet morali e dinjiteti që i takon si institucion fetar.

Taravari gjithashtu akuzoi edhe Policinë e Gostivarit, e cila sipas tij, në fshatin Çegran, po ushtron presion ndaj banorëve për të votuar BDI-në./ Alsat.mk

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Selmani: Koalicioni mes VMRO-së dhe Vlenit është akt i kryer
Next Article Mexhiti: Do të jemi pjesë e një qeverie të orientuar drejt integrimeve evropiane

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?