By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Pas vjeshtës gjej një punë tjetër”, Kurti e Rama thumbojnë njëri-tjetrin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > “Pas vjeshtës gjej një punë tjetër”, Kurti e Rama thumbojnë njëri-tjetrin
Maqedoni

“Pas vjeshtës gjej një punë tjetër”, Kurti e Rama thumbojnë njëri-tjetrin

admin
Last updated: 30/06/2025 11:08
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama kanë shkëmbyer thumba me njëri-tjetrin gjatë vendosjes së gurthemelit të çerdhes në Bardhosh të Prishtinës.

Fillimisht kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i kërkoi Kurtit që të zhbllokoi buxhetin e kryeqytetit që sipas tij ka lënë pezull shumë projekte tjera.

“I bëjë publikisht këtu thirrje kryeministrit ta zhbllokojë buxhetin e kryeqytetit. Të takohemi pasi që s’jemi takuar ende që katër vite unë e kryeministri për të mirën e vendit. Është fillim i mirë të bëhemi bashkë e t’i grahim proceseve të mëdha e jo vetëm këtyre të vogla, për të mirën e qytetarëve”, tha Rama.

E pas kësaj u përgjigj Kurti duke thënë se Rama pas vjeshtës është mirë të gjej një punë tjetër.

“Së pari fëmijët janë të vegjël por asnjë çerdhe nuk është minore, nuk mund ta quajmë projekt të vogël. E kam takuar kryetarin disa herë në zyrën time. Janë 12 milionë e 243 mijë euro në fushën e arsimit në kryeqytet. Dhe këtu jemi për fushën e arsimit, jo për çështje të tjera. Kemi edhe investime të tjera, por investimet madhore që janë shumëvjeçare kërkojnë planifikime të tjera. Ky është një plan shumëvjeçar, të cilin duhet ta bëjmë ndryshe, mbase me dikë tjetër. E, kryetari Rama pas vjeshtës duhet të gjejë një punë tjetër”, u përgjigj Kurti.

Por Rama nuk e la me kaq, ai tha se edhe pas vjeshtës do të vazhdoj të jetë kryetar i Prishtinës.

“Do të vazhdoj si kryetar i kryeqytetit. Sot i lutem kryeministrit se nëse është ende në detyrë pas zgjedhjeve lokale ku unë do të jem sërish kryetar i kryeqytetit të bashkëpunojmë sepse e ka sabotuar që katër vite kryeqytetin. Unë do të jem prapë kryetar”, tha Rama.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nga “projekti politik” i 2021-shit te sfidat e 2026-ës, a ka VLEN fuqinë të mbrojë shqiptarët nga një tjetër manipulim?
Next Article Maqedonia në krizë demografike: Rënia e natalitetit dhe emigrimi po e zbrazin vendin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?