By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pasiguria në punë: Vitin e kaluar 17 persona humbën jetë – 116 u lënduan në vend të punës!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Pasiguria në punë: Vitin e kaluar 17 persona humbën jetë – 116 u lënduan në vend të punës!
Maqedoni

Pasiguria në punë: Vitin e kaluar 17 persona humbën jetë – 116 u lënduan në vend të punës!

admin
Last updated: 28/04/2025 23:24
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 28 prill – Nga viti në vit shtohet numri i viktimave dhe të lënduarve nëpër vendet e tyre të punës. Në vitin 2024 në mbarë vendin janë evidentuar 17 fatkeqësi me përfundim fatal, që është numër në rritje krahasuar me vitin 2023 ku ishin regjistruar 15 viktima.

Sipas shoqatës për mbrojtje në punë, 116 punëtorë janë lënduar në 2024-tën, ndërsa në vitin 2023 ky numër ishte 98. Viktimat që të gjithë janë meshkuj dhe numri më i madh i tyre nga mosha 34 deri në 40 vjeç. Me numrin më të madh të viktimave kryeson Shkupi, ku në vendet e tyre të punës humbën jetën 5 persona.

“Sipas raportit tonë, administrata publike dhe mbrojtja, vitin e kaluar kishin numër më ta lartë të lëndimeve, më pas vijon industria e ushqimit, ndërtimtaria, më pas janë veprimtaritë në amvisëri, këtu më së shumti janë punonjësit bujqësorë, sepse shumë prej fatkeqësive në bujqësi, në raportin e përgjithshëm në nivel të shtetit, numërohen si fatkeqësi komunikacioni…”, tha Sllavica Jankova, përfaqësuese e Shoqatës së Maqedonisë për Mbrojtje në Punë.

Sllavica Jankova nga kjo shoqatë, thotë se mungon një sistem i unifikuar i evidencës, ndërsa nevojiten edhe akte nënligjore me qëllim që të merren masa për parandalimin e rasteve të tilla në të ardhmen. Kreu i Komunës së Aerodromit tha se vitet e fundit në këtë komunë nuk ka pasur lëndime të rënda të punëtorëve, ndërsa po merren masat e nevojshme për pajisje të plotë mbrojtësi për mbi 100 punëtorë sezonal.

“Mbajmë evidenca për të punësuarit tanë, ka ndodhur ndër vite të kemi nga disa punëtorë të lënduar gjatë kryerjes së veprimtarisë së tyre në terren, e që kanë të bëjnë me mirëmbajtjen e gjelbërimit dhe higjienës…Më shpesh lëndime më të lehta, lëndime të ndodhur gjatë fatkeqësive, pa ndonjë përfundim fatal”, u shpreh Dejan Miteski, Kryetar i komunës së Aerodromit.

Në ditën botërore të sigurisë dhe shëndetit në punë, në territorin e komunës së Aerodromit, u mbollën 17 fidanë në nderë të viktimave që vitin e kaluar humbën jetën në vendet e tyre të punës.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Filipçe: Maqedonia këtë viti do të ketë rritjen më të ulët ekonomike në rajon
Next Article Sondazhi për Tiranën! Si ndahen mandatet e deputetëve mes socialisteve dhe demokratëve! Shehaj e Lapaj në lojë për 5 ‘karrige’

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?