By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pasurimi i listës së zezë me emra të ri është shpresë e re për qytetarët e RMV-së!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Pasurimi i listës së zezë me emra të ri është shpresë e re për qytetarët e RMV-së!
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Pasurimi i listës së zezë me emra të ri është shpresë e re për qytetarët e RMV-së!

admin
Last updated: 23/03/2024 12:30
By admin 7 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 mars – Në fund të nëntorit të vitit 2022 në Maqedoninë e Veriut pati arritur një ekip hetuesish i dërguar nga Uashingtoni për të luftuar korrupsionin në vend, mbase e përshëndetën të gjithë politikanët por jo edhe të gjithë iu gëzuan këtij lajmi. E më vonë u mësua se në mesin e këtij ekipi kishin qenë pjesëmarrës edhe dy anëtarë të posaçëm me përvojë për të monitoruar listat e sanksioneve dhe kandidatët e mundshëm për listat e zeza financiare të SHBA-së. I pari që e bëri “sefte” listën e zezë pas hetuesve ishte, Ramiz Merko, kryetari aktual i Strugës, pas tij Koço Angjushev, zëvendës kryeministër për Çështje ekonomike. Por, lista vazhdoi të zgjerohet edhe më shumë e të pasurohet edhe më tepër, të fundit që iu bashkuan këtij “karavani” janë ish kryeprokurorja Katica Janeva, dhe kryetari aktual i Karposhit, Stevçe Jakimovski, shkruan Zhurnal.

Stevçe Jakimovski dhe Katica Janeva në listën e zezë të SHBA-së –

Lista e zezë në fakt nuk është për nga ngjyra e zezë, është e bardhë por e mbushur me udhëheqës për të cilët vlerëson departamenti i SHBA-ve se kanë veprimtari të zezë. Në skanerin Amerikan nuk ka dallime etnitetesh apo aktivitetesh, secili person me veprimtari të zezë futet në këtë listë të bardhë e cila pastaj quhet “lista e zezë”.

Në fund të nëntorit të vitit 2022 në Maqedoninë e Veriut ka arritur një ekip hetuesish i dërguar nga Uashingtoni për të luftuar korrupsionin në vend, mbase e përshëndetën të gjithë politikanët por jo edhe të gjithë iu gëzuan këtij lajmi. Më vonë mësohet se në mesin e këtij ekipi janë pjesëmarrës edhe dy anëtarë të posaçëm me përvojë për të monitoruar listat e sanksioneve dhe kandidatët e mundshëm për listat e zeza financiare të SHBA-së.

I pari që e bëri “sefte” listën e zezë pas hetuesve ishte, Ramiz Merko, kryetari aktual i Strugës. Por, lista vazhdoi të zgjerohet edhe më shumë e të pasurohet edhe më tepër, të fundit që iu bashkuan këtij “karavani” janë ish kryeprokurorja Katica Janeva, dhe kryetari aktual i Karposhit, Stevçe Jakimovski

Në njoftimin e DASH theksohet se personat e lartpërmendur kanë minuar sundimin e ligjit dhe kanë ndikuar në rënimin e besimit të në institucionet demokratike të vendit.

“Në cilësinë e saj zyrtare si ish-kryeprokurore speciale e Maqedonisë së Veriut, Janeva ishte e përfshirë në akte korrupsioni, duke përfshirë përdorimin e ndikimit të saj politik dhe pushtetit zyrtar për përfitime personale. Ka informacione të besueshme që Janeva ka kërkuar dhe ka pranuar ryshfet për të ndikuar në një prokurori nën kompetencën e saj”, njofton Departamenti amerikan.

Ngjashëm akuzohet edhe kryetari i Karposhit.

“Në cilësinë e tij zyrtare si kryetar i komunës së Karposhit, Maqedonia e Veriut, Jakimovski ishte përfshirë në akte korrupsioni, duke përfshirë përdorimin e pozitës së tij zyrtare për të ndërhyrë në zhvillimin urban dhe proceset e prokurimit për të përfituar për veten dhe bashkëpunëtorët e tij”, thuhet në njoftimin e DASH.

Politikanë nga rajoni të njëjtë me këto të Maqedonisë së Veriut, edhe në listë të zezë edhe në skenë-

Nga Kosova, pos ish- komandantit të përgjithshëm të UÇK-së, Azem Sylës, ish deputet i PDK-së, në listën e Zezë të SHBA-së, është edhe ish- komandanti i Zonës së Drenicës, Sami Lushtaku, ish kryetar i Komunës së Skenderajt, anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi, ish deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, aktualisht në Hagë, Daut Haradinaj, deputet i AAK-së, Rrustem Mustafa, deputet i PDK-së, Fatmir Limaj, kryetar i Nismës për Kosovën, Haradin Balaj, Ramiz Lladrovci, kryetar i Komunës së Drenasit edhe shumë emra të tjerë. Por, edhe këto emra ngjashëm sikurse këta të Maqedonisë së Veriut kanë vazhduar veprimtarinë e tyre pa hasur në asnjë pengesë për faktin se janë në listë të zezë.

Në maj të vitit 2021, ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha u shpall ‘persona non grata’ (person i padëshiruar) për shkak të, siç tha Uashingtoni, përfshirjes në korrupsion të gjerë. Kjo shkaktoi në bujë të madhe në vend, rajon dhe në Evropë, por që Berisha ishte i vendosur që do ta dëshmonte se ky vendim është i padrejtë ndaj tij. Pra, edhe duke qenë në listë të zezë dhe në moshë të shtyrë arriti që të shkaktojë “revolucion opozitarë” në Shqipëri, duke e marrë sërish timonin e PD-së dhe duke u shndërruar në një lider opozitar që do t’i qëndrojë ballë kryeministrit Rama.

Ndërkaq, më 5 janar 2022, SHBA-ja zgjeroi sanksionet ndaj anëtarit serb të Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, për përfshirje në korrupsion dhe minimin e stabilitetit të Bosnjës dhe rajonit.

Të fundit që janë futur në listën e zezë janë nga Maqedonia e Veriut, kryetari aktual i Strugës, Ramiz Merko, Koço Angjushev ish zëvendës kryeministër për Çështje ekonomike, Katica Janeva ish kryeprokurore, dhe Stevçe Jakimovski, kryetar aktual i Karposhit.

Megjithatë, fokusi i SHBA-së dhe BE-së është pastrimi i Ballkanit Perëndimor nga njerëz të korruptuar, e kjo mbase nuk do të bëhet vetëm me futjen e tyre në listë të zezë por do të duhen edhe veprime tjera që do të ndalojnë veprimtarinë e tyre të zezë. Pasi me këtë avaz pothuajse të gjithë politikanët që po futen në listë të zezë po vazhdojnë me aktivitet e tyre për të siguruar një të ardhme “të bardhë”. E pas këtyre ndryshimeve të fundit kjo e ardhmja e tyre e bardhë mbetet pjesë e historisë sepse do të merret bazë për sanksionimin e tyre. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Ka 2,5 milionë lëndë aktive te përmbaruesit

Kryetari i Shqipërisë thërret për respektimin e shqipes në Maqedoni të Veriut dhe përfaqësim adekuat të shqiptarëve në sektorin publik

Delovska: Refuzova të punoja një rast ku një person për borxh prej 200 denarësh duhej të paguante rreth 30,000 denarë

Besim Hoda paralajmëron parti te re politike

Prishet konkursi për drejtorin e AKE-së

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article SPAK përfundon hetimet për Muhamet Manollarin, dërgoi para për të financuar terrorizmin
Next Article Në prill vetëm një ditë jopune

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ka 2,5 milionë lëndë aktive te përmbaruesit
Maqedoni
Bill Clinton dëshmon para Kongresit: Nuk pashë asgjë të gabuar në takimet me Epstein
Bota
Meksi: Demokracia matet nga shembulli që jepet kur pushteti vihet në provë
Shqipëri
Babai i Selin bën reagimin e papritur, çfarë shkruhej në dron: Gimbo dhe Greta…
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?