By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pavarësisht regresit, Lajçak beson në përparimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Pavarësisht regresit, Lajçak beson në përparimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedoni

Pavarësisht regresit, Lajçak beson në përparimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

admin
Last updated: 29/10/2024 10:18
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka ndarë detaje nga takimet që zhvilloi javën e kaluar me kryenegociatorët, Besnik Bislimi e Petar Petkoviq.

Pavarësisht regresit në këtë proces, Lajçak është shprehur optimist për disa përparime për të cilat thotë se janë arritur në disa çështje kyçe.

“Javën e kaluar, unë prita një raund tjetër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja në nivel të Kryenegociatorëve, me fokus në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht përmes zbatimit të Marrëveshjes së vitit 2023 për Rrugën drejt Normalizimit.

Megjithëse nuk bëmë hapa përpara për këtë, unë jam optimist për disa përparime të arritura në disa çështje të tjera kyçe, të cilat do t’i ndjekim në javët e ardhshme”, ka shkruar Lajçak në një postim në Facebook.

Emisari i BE-së, shprehet se për kompleksitetin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ka diskutuar edhe me drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Artur Lorkowski.

“Me të diskutuam bashkëpunimin energjetik në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e integrimit në tregun e BE-së në mes të kompleksitetit në marrëdhëniet Kosovë-Serbi”, ka thënë Lajçak.

Lajçak njoftoi se për procesin e dialogut ka folur edhe me ambasadorin japonez në BE.

“Unë vlerësoj angazhimin afatgjatë të Japonisë në Ballkanin Perëndimor që synon të mbështesë përpjekjet për reforma të rajonit”, ka shkruar emisari i BE-së.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bruno Fernandes bëhet lojtari i parë i Unitedit që reagon pas shkarkimit të Ten Hag
Next Article Taravari merr pjesë në takimin e 74 rajonal të OBSH-së në Kopenhagë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?