By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: PD thirrje AMF-së: Bëni transparencë për rritjen me 30% të çmimit të siguracionit të makinës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > PD thirrje AMF-së: Bëni transparencë për rritjen me 30% të çmimit të siguracionit të makinës
Shqipëri

PD thirrje AMF-së: Bëni transparencë për rritjen me 30% të çmimit të siguracionit të makinës

admin
Last updated: 17/01/2025 15:27
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Partia Demokratike i ka bërë thirrje Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) që “të ndërhyjë për të ndaluar rritjen e pajustifikuar me 30% të çmimeve siguracionit të makinës”.

Nga selia blu, sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun në PD, Jola Hysaj, tha se “rritja me 30% e çmimeve të sigurimeve të detyrueshme për automjetet është një barrë e rëndë për secilin qytetar sepse pagat janë të ulëta dhe kostot po rriten çdo ditë”.

Sipas Hysajt “ky është një tregues i qartë i braktisjes së qytetarëve nga institucionet që duhet t’i mbrojnë”.

Në emër të Partisë Demokratike, Hysaj i drejtohet Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) që të ndërhyjë menjëherë.

“Ndalni abuzimet dhe rritjet e pajustifikuara të çmimeve. Qytetarët nuk mund të jenë burim fitimi për kompanitë e sigurimeve”, tha Hysaj.

Më tej, Hysaj kërkon nga AMF që të bëjë “transparencë të plotë mbi arsyet e kësaj rritjeje. Qytetarët kanë të drejtë të dinë përse po paguajnë çmime që janë rekord në rajon”.

Hysaj shton më tej që AMF të krijojë “masa për të lehtësuar barrën e atyre që janë më të prekur nga rritja e kostove, sidomos të rinjtë dhe të pamundurit”.

“Rritja e çmimeve të sigurimeve është një simptomë e mungesës së plotë të mbikëqyrjes dhe planifikimit. Në vend që të mbështesin qytetarët, institucionet kanë zgjedhur të qëndrojnë indiferente, duke i lënë të përballen me një treg që vepron sipas dëshirës”, tha Hysaj.

You Might Also Like

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Sezoni i farërave, gruri dhe tërshëra në prag të mbjelljes

Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin

Qëndistaria, zanat drejt humbjes, tradita e veçantë ruhet në Gjirokastër vetëm nga pak gra

Çfarë e shkaktoi shpërthimin?/ Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Spiropali në Mbretërinë e Bashkuar: Shqipëria me potencial të jashtëzakonshëm turistik, kreativ e zhvillimor
Next Article G7: Armëpushimi në Gazë, një zhvillim i rëndësishëm

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?