By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: PDK, LDK e AAK i kërkojnë VV-së të respektojë aktgjykimin e Kushtetueses
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > PDK, LDK e AAK i kërkojnë VV-së të respektojë aktgjykimin e Kushtetueses
Maqedoni

PDK, LDK e AAK i kërkojnë VV-së të respektojë aktgjykimin e Kushtetueses

admin
Last updated: 27/06/2025 10:18
By admin 7 Min Read
Share
SHARE

Aktgjykimi i së enjtes i Gjykatës Kushtetuese solli 30 ditshin si afat kohor për të obliguar deputetët e betuar të Kuvendit të Kosovës që të bëjnë konstituimin dhe zgjedhjen e Kryetarit dhe nënkryetarëve të tij.

Kushtetuesja thotë se aktgjykimi është marrë lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së “Vendimit të Kuvendit të Kosovës për refuzim të formimit të Komisionit për votim të fshehtë, si dhe të gjitha vendimet tjera që kanë natyrë të njëjtë me te të marra në seancat paraprake dhe të mëpastajme për të njëjtën çështje, i përmbajtur në dokumentin e titulluar ‘transkript i mbledhjes konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e mbajtur më 15, 17, 19, 21, 23, 25, 27, 29 prill, 1, 3 dhe 5 maj 2025’”.

Parashtruese e kërkesës në Gjykatën Kushetuese për aktgjykimin që doli dje është deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, dhe dhjetë deputetë të tjerë të Kuvendit.

Pas publikimit nga Kushtetuesja, Kadrijaj për Klankosova.tv theksoi se e mirëpret aktgjykimin, poashtu e cilësoi edhe punën e këtij institucionit të drejtësisë si profesional.

E njëjta tha se nuk deshën të interferojnë me deklarata derisa të merrej një vendim.

“Po mendoj se kemi bërë një punë të mirë jam e lumtur sot, edhe pse deri sot nuk kemi folur dhe nuk kemi dashtë të interferojmë, me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Jam duke lexuar me detaje, megjithatë është një lajm i mirë se është përcaktuar koha, tash është kufizuar kjo periudha që kemi të bëjmë që sa muaj që nuk po konstituohet Kuvendi i Kosovës”, ka thënë Bajrami.

“Ia ka vlejtur gjithë ky angazhim dhe po mendoj se gjykata ka bërë punë të mirë, e falënderoj për punën e mirë dhe profesionale. Tash janë qartësuar shumë gjëra, partitë në pushtet, tash Lëvizja Vetëvendosje e ka veç një muaj për zgjedhjen e parlamentarit dhe nuk ka një periudhë afat të pacaktuar”.

E pyetur se a ka gjasa që të mbahen zgjedhjet të jashtëzakonshme nëse nuk konstituohet Kuvendi për një muaj, e Kadrijaj u përgjigj: “Nuk po e shoh, do të shohim se si do të rrjedhin ngjarjet pas këtij vendimi, e kemi seancën do të shohim se tash pas këtij vendimi se si do të rrjedhin gjërat, dhe si do ta shfrytëzojnë partitë politike këtë vendim”.

Deputetja e AAK-së shtoi se aktgjykimi në fjalë duhet të respektohet nga partia e parë që doli në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje.

“Vendimet e Kushtetueses ne duhet t’i respektojmë, si Aleancë e kemi plotësuar në plotëni sa herë që ka pasë një vendim të Kushtetueses, edhe vet LVV ka qenë në pritje të këtij vendimi se cili do të jetë vendimi, në fakt po thirrem edhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese se ia jep të drejtën LVV-së që ta propozojë kandidatin për kryeparlamentarin”, ka shtuar Kadrijaj.

Ndërkaq, deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, për Klankosova.tv ka deklaruar se Lëvizjes Vetëvendosje i kërkohet që të bëjë kompromis për kandidatin apo kandidaten për në krye të Kuvendit.

Gruda pohoi se duhet VV-ja bëjë ndryshime në kandidaten për kryetare të Kuvendit.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është jashtëzakonisht i qartë, e para nuk lejohet gjykimi i fshehur dhe aktgjykimi ka përcaktuar qartë që procedurat do të zhvillohen sipas Kushtetutës, Rregullores dhe praktikës së derisotme parlamentare e cila asnjëherë nuk ka përmbajtur votimin e fshehur”.

“E dyta Gjykata Kushtetuese kërkon kompromis nga partia që e propozon kandidatin për kryetar, i kërkohet të bëjë një kompromis për këtë proces, dhe i kërkohet partisë që e propozon kandidatin, prandaj duhet respektuar kjo formë e Kushtetutës edhe duhet të bëhet kompromis. Kompromisi është ndërrimi i kandidatit në mënyrë që neve të na hapet rruga të votojmë”, u shpreh Gruda.

Gjithashtu, ai pohoi se: “Ky aktgjykim si përfundim i argumentoi pretendimet tona se kemi të bëjmë me një seancë jo kushtetuese dhe me një sjellje jo kushtetuese të partisë që ka fituar në mënyrë relative zgjedhjet”.

Kurse, Paris Guri, deputet i LDK-së, për Klankosova.tv deklaroi se e mirëpresin vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij, thuhet qarte se grupi më i madh parlamentar nuk mund të bllokojë konstituimin e Kuvendit.

“Ky vendim mbi të gjitha e sqaroi se kryesuesi i seancës konstituive duhet të respektojë dispozitat kushtetuese, Kapitullin IV të Rregullores së Punës së Kuvendit dhe praktikat e deritashme parlamentare, si dhe t’i kthehet skenarit të dakorduar të seancës konstituive për të proceduar me votim të hapur”.

“Nëse partia e parë vepron në bazë të këtij vendimit të GJK, pra heq dorë nga votimi i fshehtë konstituohet Kuvendi”, tha Guri.

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se aktgjykimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese thekson se obligimi për të përfunduar konstituimin e kuvendit është obligim i të gjithë deputetëve dhe jo vetëm i subjektit të parë.

Sipas VV-së, zgjedhja e kryetarit dhe ajo e nënkryetarëve janë në nivel të barabartë, dhe sipas tyre, votimi i fshehtë, në të cilin po insiston VV-ja, nuk paraqet shkelje të Kushtetutës.

Kuvendi i cili nuk po arrin të konstituohet që nga 15 prilli, kur edhe u mbajt seanca e parë konstituive, sot do të mblidhet nga ora 11:00 për herë të parë që nga hyrja në fuqi e vendimit të Kushtetueses.

Ndërkaq, të mërkurën ka dështuar seanca në përpjekjen e 37-të për ta funksionalizuar parlamentin. Edhe ajo seancë, si ato të mëhershmet dështoi me të njëjtën arsye, mosvotimi i komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kreut të Kuvendit të Kosovës, njofton Klankosova.tv.

Lëvizja Vetëvendosje po insiston me kandidaten e njëjtë për shefe të parlamentit, Albulena Haxhiun.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article MPB: Gjobë prej dy mijë euro për personat që lëvizin pa leje nëpër pyje
Next Article Nuk ka më dyshime: Volkswagen po rikthen butonat tradicionalë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?