By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pendarovski ftoi kundërkandidatët në dy master debate, programin do ta prezantojë në konventën më 3 prill
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Pendarovski ftoi kundërkandidatët në dy master debate, programin do ta prezantojë në konventën më 3 prill
Maqedoni

Pendarovski ftoi kundërkandidatët në dy master debate, programin do ta prezantojë në konventën më 3 prill

admin
Last updated: 21/03/2024 15:22
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 mars – Kandidati për president Stevo Pendarovski, i cili do të kandidojë për një mandat të dytë në zgjedhjet e 24 prillit, fton gjashtë kundërkandidatët e tij në dy master debate, të cilat do të mbahen në fillim dhe në fund të fushatës zgjedhore, e cila fillon më 4 prill.

Siç njoftuan sot nga Shtabi i tij Zgjedhor, ideja e dy master debateve u është komunikuar edhe kandidatëve të tjerë për president, të cilët për momentin nuk e kanë refuzuar, por presim të shohim nëse do ta pranojnë përfundimisht. Master debatet, siç thonë nga shtabi zgjedhor i Pendarovskit, do të organizohen në terren neutral, secili nga kandidatët do të marrë pjesë në organizim, i cili do të udhëhiqet nga një moderator, për të cilin të gjithë do të arrijnë marrëveshje, ndërsa shpenzimet do t’i ndajnë të gjithë.

Secili prej kandidatëve do të ketë mundësinë të sjellë audiencën e tij, do të ftohen përfaqësues të mediave dhe do të ketë mundësi për të bërë pyetje. Debatet master do të zgjasin 180 minuta. Nga Shtabi Zgjedhor i Pendarovskit thonë se pritet të mërkurën për një përgjigje përfundimtare se a do të pajtohen kandidatët e tjerë. Master debatet janë për shtatë kandidatët, kështu që nëse dikush pranon dhe dikush jo, ideja nuk do të realizohet.

Master debati propozohet si një formë prezantimi dhe ballafaqimi me kandidatët, me të cilin do të shmangeshin apo pakësoheshin grindjet dhe do t’u hapej mundësia që të shtatëve të përballen me programet e tyre për garën e ardhshme zgjedhore.

Pendarovski në Konventën e 3 prillit do ta promovojë programin me të cilin do të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale dhe siç thonë nga Shtabi i tij zgjedhor do të udhëheqë një fushatë pozitive, evropiane dhe qytetare.

Është planifikuar një prezencë e madhe në terren dhe përveç tubimeve më të mëdha nëpër qytete janë planifikuar edhe takime të shumta me qytetarë. Fushata, siç thonë nga Shtabi i tij Zgjedhor, ka për qëllim qytetarët dhe do të jetë dygjuhëshe, në gjuhën maqedonase dhe shqipe dhe do të përfshihet edhe gjuha e shenjave.

Gjatë fushatës, sipas Shtabit të tij zgjedhor, Pendarovski do të organizojë iftar dhe darkë të Pashkëve, në të cilën do të ftohen të gjithë pjesëmarrësit në garën për zgjedhjet presidenciale. 

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Paga mesatare neto në janar është 39.542 denarë
Next Article Kovaçevski nuk i zbuloi bartësit e listave, e konfirmoi vetëm emrin e Llukarevskës, tha edhe se Asaf Eisin nuk është konsultant i tij

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?