By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Për çfarë marrin kredi shqiptarët? – Huaja për blerje banesash, në rritje të fortë. Zgjerohet edhe për mallra konsumi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Për çfarë marrin kredi shqiptarët? – Huaja për blerje banesash, në rritje të fortë. Zgjerohet edhe për mallra konsumi
Shqipëri

Për çfarë marrin kredi shqiptarët? – Huaja për blerje banesash, në rritje të fortë. Zgjerohet edhe për mallra konsumi

admin
Last updated: 09/02/2024 22:15
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Pavarësisht sfidave që solli gjatë vitit 2023 inflacioni, rritja e normës bazë të interesit, apo pasiguritë ekonomike, bankat kanë treguar gatishmëri të lartë për të financuar nevojat per kredi të individëve. Por për çfarë qëllimesh i janë drejtuar më së shumti individët bankave gjatë vitit të shkuar, për të blerë banesa të reja, mallra të qëndrueshme apo konsumi, apo shpenzime afatshkurtëra.

Nga të dhënat zyrtare rezulton se kredia për individët është rritur me 9% në terma vjetorë, duke arritur vlerën e 271,7 miliardë lekëve në dhjetor 2023, nga 249,2 miliardë në të njëjtin muaj të një viti më parë.

Bie në sy se rritja i dedikohet në masë të madhe kredisë në lekë, e cila ka amortizuar tkurrjen e fortë të kredisë në euro. Ndërkohë që ka qenë kredia për blerje banesash ajo që dominon treguesit e huamarrjes, me me shumë interes për të dyja palët, si individët, ashtu edhe bankat. Totali i kredisë në lekë për blerje apartamentesh në dhjetor ka arritur në 110.2 miliardë lekë, me rritje prej 17% krahasuar me dhjetorin e një viti më parë, kuro totali ishte 94.1 miliardë.

Ndërkaq, rënie ka shënuar muajt e fundit të vitit, overdrafti në lekë, kredia për të mbuluar nevojat imediate. Totali i kësaj kredie afatshkurtër rezulton 7.2 miliardë lekë në fund të dhjetorit, nga mesatarja prej rreth 7.4 miliardë lekësh në të cilën është luhatur përgjatë gjithë vitit të shkuar.

Por zhvillimet kryesore në kredinë në lekë për individë shënohen te huaja për blerjen e mallrave jo të qëndrueshëm, për konsum të shpejtë dhe atyre të qëndueshme, siç janë makinat. Huamarrja në lekë për blerje mallrash jo të qëndrueshme është rritur me plot 38% me bazë vjetore. Nga 34,6 miliradë lekë në fund të dhjetorit 2022, kjo kredi rezulton në 47.1 miliardë në dhjetor 2023.

Ndërkohë që e dukshme është nga ana tjetër rënia e huave për mallra të qëndrueshme. Nga 19.3 miliardë lekë në fund të dhjetorit 2022, kredia për mallra të qëndrueshme ka rënë në 16.3 miliardë në dhjetor 2023, me një tkurrje prej -15%.

Sa i përket kredisë në euro për indivitët, ajo është në rënie në gjithë gamën e saj, për shkak të rritjeve të njëpasnjëshme të normës bazë të interesit nga ana e bankes Qendrore Evropiane, e cila ka shtrenjtuar ndjeshëm huatë për individët në vend.

You Might Also Like

Incidenti me Himnin në Pustec, Tedi Blushi reagon ndaj qëndrimit të Ramës

Ministri Nufi: Zjarre agresive në fshatin Tenë, efektivët kanë rrezikuar jetët! Problematike vatrat në Dukat dhe Gojan

Shqipëria 61 milionë euro nga BE, ministri Karakaçi: Realizuam objektivat brenda 30 qershorit

Principote Mykonos distancohet nga lokali në Ksamil: Nuk kemi asnjë lidhje, kanë përdorur ilegalisht emrin tonë

Gjykata e Lartë nis procedurën për zgjedhjen e Kryetarit të ri

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vetëm një ‘gjeni i vërtetë’ mund ta gjejë delen e fshehur mes reve
Next Article Tabaku takon senatoren Ernst në SHBA, diskutim për integrimin, sigurinë kibernetike dhe situatën në Ballkanin Perëndimor

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kanalet, varrezat dhe gropa septike si faktorë rreziku për përhapjen e mushkonjave
Maqedoni TOP LAJM
82-vjeçari nga Velesi e rrahu gruan e tij për një kohë të gjatë, arrestohet nga policia
Kronika
Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria
Maqedoni
Haxhiu në pritjen e Mattarellës dhe Melonit para hapjes së Lojërave Mesdhetare
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?