By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tabaku takon senatoren Ernst në SHBA, diskutim për integrimin, sigurinë kibernetike dhe situatën në Ballkanin Perëndimor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Tabaku takon senatoren Ernst në SHBA, diskutim për integrimin, sigurinë kibernetike dhe situatën në Ballkanin Perëndimor
MaqedoniShqipëri

Tabaku takon senatoren Ernst në SHBA, diskutim për integrimin, sigurinë kibernetike dhe situatën në Ballkanin Perëndimor

admin
Last updated: 08/02/2024 10:20
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Uashington, 8 shkurt – Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është takuar me senatoren Joni Ernst në SHBA. Pjesë e diskutimeve, sipas Tabakut, kanë qenë integrimi, siguria kibernetike dhe situata në Ballkanin Perëndimor.

Duke folur për marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve, deputetja shprehet se Shqipëria duhet të ndërmarrë reforma ekonomike për të kthyer vendin më tërheqës për investimet e huaja.

“Një takim frymëzues pas dy vitesh me Senatoren Joni Ernst , një prej drejtuesve kyç të Partisë Republikane në senat. Diskutuam për procesin e integrimit, rëndësinë vitale të ndihmës së SHBA-së për sigurinë kibernetike, dhe situatën në Ballkanin Perëndimor dhe Europën Lindore.

Veçanërisht, u theksua mundësia për të forcuar më tej marrëdhëniet tona ekonomike dhe tregtare. Është thelbësore që Shqipëria të ndërmarrë reforma ekonomike për të kthyer vendin më tërheqës për investimet e huaja, veçanërisht ato amerikane, në fushën e teknologjisë, inovacionit dhe manifakturave. Kjo është një rrugë që kërkon angazhim të palëkundur dhe vizion të qartë për të ardhmen”.

Ndërsa një ditë më parë, Tabaku zhvilloi një takim në Departamentin e Shtetit në SHBA me diplomatët Yuri Kim dhe Gabriel Escobar.

Tabaku u shpreh se diskutimi kishte në fokus forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe luftën kundër korrupsionit.

“Kënaqësi të takohem me Yuri Kim dhe Gabriel Escobar me të cilët pata një bisedë mbi rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe luftën kundër korrupsionit. Aleanca dhe partneriteti mes vendeve tona janë guri I themelit për një Shqipëri demokratike, ku respekti ndaj sundimit të ligjit është jetik për të ardhmen që duam të ndërtojmë”, shkruan Tabaku.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Për çfarë marrin kredi shqiptarët? – Huaja për blerje banesash, në rritje të fortë. Zgjerohet edhe për mallra konsumi
Next Article Ndjehet tërmet në Ohër dhe Kërçovë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?