By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Për pesë muaj, shtatë kallëzime penale për nxitje të urrejtjes
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Për pesë muaj, shtatë kallëzime penale për nxitje të urrejtjes
Maqedoni

Për pesë muaj, shtatë kallëzime penale për nxitje të urrejtjes

Redaksia
Last updated: 27/06/2026 15:08
By Redaksia 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 qershor Zhurnal.mk – Ministria e Brendshme njofton se nga janari deri në maj të këtij viti janë regjistruar 5 vepra penale për nxitje të urrejtjes mbi baza etnike, për të cilat janë kallëzuar 7 persona. Në të njëjtën periudhë janë evidentuar edhe 14 raste të përhapjes së materialeve raciste dhe ksenofobike përmes sistemit kompjuterik.

Megjithatë, Prokuroria Themelore Publike në Shkup nuk tregon nëse ndonjë nga këto raste është procesuar. Gjykata Penale bën të ditur se në gjashtë muajt e fundit nuk është shqiptuar asnjë dënim për nxitje të gjuhës së urrejtjes.

Pavarësisht se institucionet nuk i shohin ose dëgjojnë, rastet e gjuhës së urrejtjes janë shtuar ndjeshëm, sidomos gjatë periudhës së protestave për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe. Profesori Sefer Tahiri vlerëson se në përshkallëzimin e kësaj klime kanë ndikuar edhe mediat, të cilat në vend që të qetësojnë situatën, shpesh kanë kontribuar në ashpërsimin e fjalorit dhe thellimin e ndasive ndëretnike.

“Kemi pasur gjuhë të urrejtjes lidhur me provimin e jurisprudencës ku një pjesë e radikalëve, ekstremistëve që i takojnë popullit maqedonas të cilët thonë hapur nëse doni gjuhën shqipe apo provim të jurisprudencës në gjuhën amtare ja ku e keni Shqipërinë shkoni atje nuk mund ta realizoni provimin në gjuhën shqipe sepse kjo është Maqedoni…gjithashtu kemi pasur edhe reagim nga pala shqiptare të cilët thonë meqë nuk na lejohet neve provimi i jurisprudencës në gjuhën shqipe atëherë përse ta mësojmë maqedonishten, gjuha maqedonase është gjuhë e shpikur…dhe vijmë deri te përplasja e ashpër etnike”, deklaroi Sefer Tahiri, profesor.

Nga Këshilli për Etikë në Media thonë se mediat kanë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për përmbajtjet dhe komentet e publikuara në rrjetet sociale, duke theksuar se ato duhet të frenojnë përhapjen e gjuhës së urrejtjes.

“Mediat, në bazë të standardeve tona të vetrregullimit kanë përgjegjësi për komentet që shkruhen në publikimet e tyre, t’i moderojnë dhe fshijnë ato që janë më toksike. Ne tërë kohën e përsërisim këtë por ata thonë se nuk kanë kapacitet për këtë….ne i bëjmë thirrje ndërgjegjes të secilit njeri, secilit individ, të jetë i përgjegjshëm se çfarë shkruan dhe si komunikon në mediat sociale pasi në këtë mënyrë lë gjurmë diku dhe mund të nxisë madje edhe dhunë”, tha Biljana Georgievska, Këshilli për Etikë në Media.

Rritje të ndjeshme të rasteve të gjuhës së urrejtjes mbi baza etnike ka evidentuar edhe platforma online e Komitetit të Helsinkit. Vetëm nga prilli deri në qershor është shënuar një rritje drastike, periudhë që përkon me protestat e studentëve shqiptarë për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, të mbajtura më 6 prill dhe 18 maj. Në protestën e dytë pati edhe një incident fizik, pasi një i ri që bëri thirrje antishqiptare u përplas me disa protestues. Deri më tani, as për këtë rast nuk ka informacion për ndonjë veprim konkret nga Prokuroria.

Ky shkrim është përgatitur në kuadër të projektit “Rrjeti për diversitet 2.0 – Agjenda e re”.

You Might Also Like

Bashkimi Evropian: Zgjerimi mbetet një nga arritjet më të mëdha, Maqedonia e Veriut vend kandidat që nga viti 2005

Izet Mexhiti: Bashkëpunimi ndërshqiptar nuk është slogan, por agjendë që ndërtohet çdo ditë

Edhe kufiri në Dibër tani e tutje do të kalohet vetëm me një kontroll

Rënie drastike e numrit të nxënësve në Strugë

Irlanda merr presidencën e BE-së, në fokus zgjerimi pa Maqedoninë e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Aksident në autobus, lëndohet rëndë pasagjerja
Next Article Mexhiti: Pas rikonstruimit të qeverisë, VLEN do të dalë më i fuqishëm politikisht
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Vuçiç njofton për dorëheqjen: Do të jem president vetëm për disa javë
Bota
UP-ja të hënën hap konkursin për pranimin e studentëve të rinj
Kosovë
Eurodeputetja italiane u bashkohet protestuesve
Shqipëri
Bashkimi Evropian: Zgjerimi mbetet një nga arritjet më të mëdha, Maqedonia e Veriut vend kandidat që nga viti 2005
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?