By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Për sot është paralajmëruar mbledhje e Komisionit për Sëmundje Infektive në lidhje me pertusis
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Për sot është paralajmëruar mbledhje e Komisionit për Sëmundje Infektive në lidhje me pertusis
Maqedoni

Për sot është paralajmëruar mbledhje e Komisionit për Sëmundje Infektive në lidhje me pertusis

admin
Last updated: 27/03/2024 09:22
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 mars – Komisioni për Sëmundje Infektive pritet të mbajë mbledhje sot për gjendjen me sëmundjen pertusis (kolla e mirë) në vend.

Nga data 15 deri më 21 mars janë raportuar 72 raste të reja me kollë të mirë, me një rritje prej 67 për qind krahasuar me periudhën paraprake shtatë ditëshe, tregojnë të dhënat nga raporti i fundit i Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), i publikuar të hënën.

“Në lidhje me shpërndarjen gjeografike, shumica e rasteve në kuadër të epidemisë janë raportuar në Shkup, ndërsa raste janë raportuar edhe në Kumanovë, Manastir, Tetovë, Dibër dhe Strugë. Mosha e pacientëve shkon deri në 44 vjeç. Numri më i madh i rasteve janë nga grupmosha e fëmijëve nga 10 deri në 14 vjeç. Nga 72 rastet e reja, nëntë janë shtruar në spital – shtatë fëmijë nën moshën një vjeçare dhe një person nga grupmosha 15 deri në 19 vjeç dhe 20 deri në 29 vjeç”, thuhet në raportin e ISHP-së.

Deri më 21 mars në vend janë regjistruar gjithsej 287 raste me kollë të mirë.

Deklarata për promovimin dhe mbështetjen e vaksinimit është nënshkruar të hënën nga tri odat e mjekësisë – Oda e Mjekëve, Farmaceutike dhe Stomatologjike, Ministria e Shëndetësisë, Fakultetet e Mjekësisë në vend dhe ISHP.

“Vaksinimi është përfitimi më i madh i njerëzimit. Fatkeqësisht, sipas të dhënave për vitin 2022, përsa i përket vaksinimit primar dhe rivaksinimit, nuk është arritur përfshirja e rekomanduar mbi 95 për qind për asnjë vaksinë në nivel kombëtar. Përfshirja e regjistruar është nën 90 përqind për të gjitha vaksinat. Si pasojë e kësaj, ne tashmë po përballemi me epideminë e kollës së mirë dhe rreziku për ballafaqim me epidemi të reja të lisë është serioz”, tha Kalina Grivçeva – Stardelova, kryetare e Odës së Mjekëve.

You Might Also Like

Ka 2,5 milionë lëndë aktive te përmbaruesit

Kryetari i Shqipërisë thërret për respektimin e shqipes në Maqedoni të Veriut dhe përfaqësim adekuat të shqiptarëve në sektorin publik

Delovska: Refuzova të punoja një rast ku një person për borxh prej 200 denarësh duhej të paguante rreth 30,000 denarë

Besim Hoda paralajmëron parti te re politike

Prishet konkursi për drejtorin e AKE-së

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Seancë e Komisionit parlamentar për çështje ekonomike
Next Article Ministrat për çështje evropiane nga PBEJL në takim në Shkup

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ka 2,5 milionë lëndë aktive te përmbaruesit
Maqedoni
Bill Clinton dëshmon para Kongresit: Nuk pashë asgjë të gabuar në takimet me Epstein
Bota
Meksi: Demokracia matet nga shembulli që jepet kur pushteti vihet në provë
Shqipëri
Babai i Selin bën reagimin e papritur, çfarë shkruhej në dron: Gimbo dhe Greta…
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?