By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Përbërja aktuale parlamentare duhet të mbajë seancë për inaugurimin e kryetarit të ri, Parlamenti i ri deri më 28 maj
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Përbërja aktuale parlamentare duhet të mbajë seancë për inaugurimin e kryetarit të ri, Parlamenti i ri deri më 28 maj
Maqedoni

Përbërja aktuale parlamentare duhet të mbajë seancë për inaugurimin e kryetarit të ri, Parlamenti i ri deri më 28 maj

admin
Last updated: 28/03/2024 12:49
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 28 mars – Më së voni deri më 28 maj duhet të konvokohet seanca konstituive e përbërjes së ardhshme parlamentare, sipas Rregullores së re të Kuvendit. Seanca do të zgjasë të paktën tre ditë, ndërsa duhet ta konvokojë kryetari i tanishëm i Kuvendit, Jovan Mitreski. Nëse ai nuk e bën atë, në ditën e 21-të pas zgjedhjeve seancën do ta konvokojë deputeti më i vjetër dhe do të kryesojë me seancën deri në zgjedhjen e kryetarit të ri. Kryetari i përbërjes së re parlamentare sipas afateve të Rregullores së re, pritet të zgjidhet më së voni më 1 qershor.

Kryetari i Kuvendit Jovan Mitreski sot në takim me gazetarët informoi se ai gjithashtu deri më 12 maj duhet ta konvokojë seancën për inaugurimin e presidentit të ri, pas zgjedhjeve më 24 prill dhe rrethit të dytë të mundshëm më 8 maj, së bashku me zgjedhjet parlamentare.

Në Kuvend sot duhet të fillojë seanca e fundit e re plenare dhe të përfundojë deri nesër, ndërsa janë caktuar edhe vazhdimet e disa seancave tjera. Mitreski theksoi se në seancë është propozuar Deklarata për shënimin e përvjetorit të katërt të NATO-s dhe 75 vjetori i themelimit të Aleancës. Kryetari i Kuvendit beson se është shumë e rëndësishme të miratohet kjo Deklaratë në vetë fundin e kësaj përbërje parlamentare dhe me këtë do të lënë mesazh për deputetët e ardhshëm.

Ai thotë se ka hapësirë deri në fillim të fushatës për zgjedhjet presidenciale të javës së ardhshme për seancën e çështjeve eventuale emergjente. Derisa zgjat fushata zgjedhore nuk planifikon të konvokojë seanca dhe të gjitha aktivitetet tjera të Kuvendit të reduktohen në minimumin e domosdoshëm me qëllim që të shmanget mundësia për keqpërdorim të foltores kuvendore. Mitreski theksoi se këto janë zgjedhje të rregullta parlamentare dhe se sipas Kushtetutës, Kuvendi nuk është shpërndarë dhe mbetet në mbledhje të përhershme.

Gjatë kësaj përbërje parlamentare 2020-2024 janë caktuar 149 seanca, 102 kanë përfunduar, ndërsa 46 kanë mbetur të papërfunduara. Janë miratuar 548 ligje, Duke i marrë parasysh edhe aktet tjera, vendimet dhe raportet numri i përgjithshëm është 832.  Nuk janë miratuar 130 akte të cilat kanë hyrë në procedurë dhe nuk kanë përfunduar.

Në mandatin e Mitreskit që filloi më 26 janar, janë miratuar 71 ligje dhe vendime.

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Hoxha: Nuk po them se nuk duhet të ketë kontrata të negociuara por dihet rrethanat kur mund të bëhen ato
Next Article  VMRO-DPMNE në mbledhje të organeve më të larta partiake do t’i konfirmojë listat për deputetë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?