By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Përfundon aksioni “Vardar”, sekuestrohen mbi 500 mijë euro, 10 persona të arrestuar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Përfundon aksioni “Vardar”, sekuestrohen mbi 500 mijë euro, 10 persona të arrestuar
Maqedoni

Përfundon aksioni “Vardar”, sekuestrohen mbi 500 mijë euro, 10 persona të arrestuar

admin
Last updated: 02/02/2025 20:11
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 2 shkurt – Prokuroria Themelore e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se ka përfunduar aksioni “Vardari, ndërsa të dhënat flasin se janë arrestuar 10 persona.

Po ashtu janë sekuestruar para nga valuta të ndryshme, në mesin e të cilëve edhe 500.000 euro.

“Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua para në vlerë prej rreth 500.000 euro, 25.000 dollarë amerikanë, 500 franga zvicerane, 1.800 sikla izraelite, 500 korona kroate, 10.000 lekë shqiptare, 1.000 korona suedeze dhe 25.000 rubla.

Gjithashtu u gjetën rula të nxehta, presa, një makinë CNC për të bërë kallëpe dhe vula që përdoreshin për të bërë para të falsifikuara, kopje të pjesëve të kartëmonedhave, armë, plumba, thasë me lëndë pluhuri me ngjyrë kafe dhe të bardhë, telefona, karta SIM, USB dhe një detektor për kartëmonedha të falsifikuara, hologramë, numërues parash, sende të tjera për falsifikimin e parave dhe laptopë që do t’i nënshtrohen ekspertizës. Në të njëjtën kohë, dhjetë persona janë privuar nga liria”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Nga PTHP shtojnë se operacioni i sotëm vjen pas një operacioni të mëparshëm në gusht të vitit të kaluar, të kryer nga Prokuroria në Shkup dhe Prokuroria Speciale e Kosovës, operacion ky që gjithashtu kishte të bëjë me falsifikimin e parave. Sipas njoftimit, operacioni i sotëm u mbështetet plotësisht nga EUROPOL dhe Projekti EUROJUSTICE.

Njëkohësisht, në aksionin e sotëm në Republikën e Serbisë, janë kryer kontrolle në disa lokacione në Novi Pazar, Novi Sad, Sombor dhe Suboticë dhe janë ndaluar gjashtë anëtarë të grupit kriminal, si dhe janë sekuestruar 180.000 kartëmonedha euro të falsifikuara.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Përmbytjet në Australi, mijëra njerëz largohen nga shtëpitë, një viktimë
Next Article Pandov: Do pezullohet nga detyra gardiani që i mundësoi Jovanovit telefonin në paraburgim

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?