By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Përfundon konkursi për pranim në konvikte për studentët nga viti i dytë deri në të gjashtin dhe absolventët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Përfundon konkursi për pranim në konvikte për studentët nga viti i dytë deri në të gjashtin dhe absolventët
Maqedoni

Përfundon konkursi për pranim në konvikte për studentët nga viti i dytë deri në të gjashtin dhe absolventët

admin
Last updated: 31/07/2024 08:04
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 31 korrik – Konkursi për pranimin e studentëve në konvikte në të gjithë vendin, të cilët janë regjistruar në studime deridiplomike nga viti i dytë deri në të gjashtin ose janë absolventë në vitin akademik 2024/2025, përfundon sot në mesnatë. Nga 15 korriku, kur u hap  konkursi, deri dje pasdite në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës kanë mbërritur mbi 2100  aplikime elektronike.

Studentët që aplikojnë në konkurs plotësojnë një aplikim elektronik dhe e ngjesin dokumentacionin adekuat në portalin e internetit http://e-uslugi.mon.gov.mk   Në konkurs janë shënuar dokumentet e nevojshme për aplikim dhe mënyra e regjistrimit.

Lista përfundimtare për pranimin e studentëve nga viti i dytë e më tutje do të publikohet jo më vonë se data 6 shtator 2024 në tabelat e shpalljeve në konviktet ku studenti ka aplikuar dhe në ueb faqen e Ministrisë. Ankesat pas rezultateve dorëzohen në vetë konviktin ku kandidati ka aplikuar brenda 10 ditëve nga dita e shpalljes së rezultateve.

Për ata që do të regjistrohen në vitin e parë të studimeve aplikimi do të jetë nga data 10 deri më 17 shtator 2024. Lista përfundimtare e pranimit të brucoshave do të publikohet jo më vonë se data 30 shtator 2024 dhe afati i ankesave do të jetë gjithashtu 10 ditë nga dita e shpalljes së rezultateve.

Nga MASH besojnë se do të ketë shtretër për kandidatët që plotësojnë kriteret e përcaktuara në konkurs, sipas të cilave për studentët nga viti i dytë deri në të gjashtin dhe për absolventët në dispozicion janë gjithsej 3269 vende në të gjitha konviktet e vendit.

Përveç tyre, me konkursin janë parashikuar 1034 shtretër për brucosha, për të cilët konkursi do të hapet në shtator, gjegjësisht për të gjithë studentët së bashku, gjithsej 4303 shtretër janë të disponueshëm në 11 konvikte studentore në Shkup, Manastir, Ohër, Prilep, Shtip dhe Tetovë.

Këtë vit akademik nuk do të ketë pranim të studentëve në konviktet “Stiv Naumov” dhe “Kuzman Josifovski-Pitu” në Shkup sepse në pranverë filloi rikonstruimi i shumëpritur. Sipas planit, gradualisht duhet të përfshijë nëntë konvikte shtetërore studentore dhe sipas kontratës me kontraktorin, rikonstruimi i këtyre dy konvikteve duhet të përfundojë për një vit e gjysmë.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës bëjnë të ditur se nëse interesi dhe numri i aplikimeve tejkalojnë kapacitetin e disponueshëm akomodues, studentëve të interesuar që do të aplikojnë në konkurs do t’u ofrohet akomodimi në konviktin “Tome Stefanovski-Seniq”, ku janë planifikuar gjithsej 370 vende.

“Gjithashtu, në dispozicion janë edhe një pjesë e konvikteve të cilat nuk u mbushën plotësisht në vitet e kaluara akademike”, thonë nga MASH.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sot shpallet aktgjykimi në rastin e vrasjes së Lulzim Fejzullahut
Next Article Dtë e nxehtë, ja sa priten të jenë temperaturat sot

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?