By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Përfundon takimi mes kryeministrit Mickoski dhe Taravarit, bisedimet do të vazhdojnë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Përfundon takimi mes kryeministrit Mickoski dhe Taravarit, bisedimet do të vazhdojnë
Maqedoni

Përfundon takimi mes kryeministrit Mickoski dhe Taravarit, bisedimet do të vazhdojnë

admin
Last updated: 05/05/2025 19:04
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Ka përfunduar pak më herët takimi mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe kreut të Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari i cili zgjati rreth një orë e gjysmë. Burime nga qeveria thonë për Alsat se takimi përfundoi në frymë konstruktive kurse bisedimet do të vazhdojnë. “Gjatë këtij muaji do të dihet e ardhmja e funksionimit të Aleancës për Shqiptarët të Taravarit. Mickoski në takim i konfirmoi pozitat e shprehura tashmë edhe publikisht”, thonë po të njëjtat burime. Kryeministri më herët gjatë ditës deklaroi se Taravari ka dy opsione, në qeveri për reforma dhe ndryshime ose me ata që për dy dekada kriminalizuan shtetin, një opsion i tretë nuk ekziston. Taravari tha se nuk ka marrëveshje me BDI-në, dhe se kur të ketë, nuk do të synojë të jetë më pjesë e qeverisë.

“Si person, kam mendim pozitiv për z. Taravari por në politikë fytyra është diçka që e ke ose që nuk e ke, nuk ka variante fluide. Ose e mban fjalën ose nuk e mban. Unë mendoj se në rastin e tij të paktën tre herë e kam dëshmuar dhe e kam mbajtur fjalën, edhe kur ka pasur momente kur kryesia e partisë ka pasur dilema. Prandaj lojërat pas krahëve janë lojëra që shihen, lehtë identifikohen dhe vërehen dhe shpesh këto lojëra pas krahëve u bien mbi kokë atyre që i bëjnë”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.

“Unë e shoh se VLEN-i sikur selvilosen dhe me çdo kusht duan të jenë në qeveri. Nëse është ky kushti neve s’na pengon aspak hiç, le të vazhdojnë, le të rrinë, por duken keq nga jashtë dhe lënë përshtypje shumë të keqe. Për ne nuk ka asnjëfarë problemi. Në qoftë se është ky kushti, me kënaqësi do ta pranojmë. Në momentin që do të vendosim ose kur kryesia e partisë të vendosë të shkojmë me BDI-në, as që kërkojmë ne (të jemi) në qeveri, as që duam të jemi pjesë e qeverisë. Por tash për tash kryesia qendrore ka vetëm një vendim që të dalim me listat tona të veçanta për këshilltarë komunal”, tha Arben Taravari, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët..

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Takim i ministrit Toshkovski me ambasadoren japoneze Kavahara Secuko
Next Article Ageler jep mesazhe në urimin e saj për Ditën e gjuhës maqedonase

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?