By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Përkeqësimi i situatës me mbeturinat në Prishtinë, Rama e Brestovci akuzojnë PDK-LVV për pengim të pastrimit në kryeqytet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Përkeqësimi i situatës me mbeturinat në Prishtinë, Rama e Brestovci akuzojnë PDK-LVV për pengim të pastrimit në kryeqytet
Maqedoni

Përkeqësimi i situatës me mbeturinat në Prishtinë, Rama e Brestovci akuzojnë PDK-LVV për pengim të pastrimit në kryeqytet

admin
Last updated: 03/02/2025 10:50
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Në një konferencë për media, Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe Drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci, kanë  shprehur shqetësimin lidhur me situatën e krijuar në menaxhimin e mbeturinave.

Të dy kanë akuzuar PDK-në e LVV-në që sipas tyre po pengojnë përpjekjet për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave në kryeqytet.

Kryetari Rama ka theksuar se, përkundër përpjekjeve të bëra për të përmirësuar situatën, veprimet politike kanë pasur ndikim negativ.

Ai u shpreh: “Prej kohës edhe kur drejtori i Shërbimeve Publike është angazhuar, kemi pasur një përmirësim të dukshëm në aspektin e menaxhimit të mbeturinave, por tani duket se dikujt i ka penguar ky avancim. Koalicioni PDK-LVV ka tentuar të largojë disa pika nga rregullorja, duke përpjekur të pamundësojnë angazhimin e sektorit privat për të ndihmuar kompaninë ‘Pastrimi’.”

Rama shtoi se situata ka filluar të përkeqësohet përsëri, duke theksuar se tashmë është e vështirë të arrihen nivelet e menaxhimit të mbeturinave që ishin arritur kur kompania “Pastrimi” bashkëpunonte me operatorë privatë.

“Jemi në një pikë ku përkeqësimi ka filluar sërish. Zonat që ‘Pastrimi’ i menaxhon nuk kanë arritur kurrë nivelin që kanë arritur me kompani private dhe gjendja po përkeqësohet në të gjitha anët e kryeqytetit,” shtoi Rama.

I pari i Prishtinës u shpreh se nuk do të bien pre e këtyre tentativave puro politike që sipas tij kanë për synim përkeqësimin e imazhit të kryeqytetit.

Ndërkohë, Bekim Brestovci, drejtori i Shërbimeve Publike, foli për gjendjen e rëndë që ka mbizotëruar në menaxhimin e mbeturinave kur ai ka marrë pozitën e drejtorit.

Ai theksoi se ndërmarrja “Pastrimi” nuk kishte logjistikën e nevojshme për të ofruar shërbime të plota dhe për të përmbushur nevojat e qytetit.

“Në momentin që kam marrë pozitën e drejtorit, kemi pasur një gjendje skajshmërisht të keqe dhe rrezikshmëri të lartë për shpërndarje epidemish. Për të përmirësuar situatën, kemi shpërndarë 1370 kontejnerë të rinj dhe kemi angazhuar operatorë privatë që kanë kontribuuar dukshëm,” tha ai.

Brestovci theksoi se tentativa për të ndërtuar një koncept të ri për një Prishtinë më të pastër ka hasur në rezistencë nga opozita dhe koalicioni PDK-LVV, që ka kërkuar të ndalojë përfshirjen e operatorëve privatë.

“Tentativa jonë për të pastruar kryeqytetin dhe për të radhitur Prishtinën si kryeqytetin më të pastër në rajon ka dërguar sinjal negativ te oponentët politikë dhe koalicioni PDK-LVV ka marrë veprime që bien ndesh me ligjin, duke e pamundësuar kyçjen e operatorëve privatë,” tha ai.

Ai u shpreh se jemi në një situatë të tillë ku kemi keqësim të gjendjes në menaxhimin e mbeturinave.

“Nga sot kemi vetëm ndërmarrjen “Pastrimi’ duke operuar, pasi që pjesa të cilën e ka menaxhuar operatori ekonomik privat është i pakontraktuar. Frika jonë është që do të kemi keqësim të gjendjes edhe në zonën qendër”, tha Brestovci.

Ata kanë shprehur shqetësimin se, pas këtyre veprimeve, mund të ndodhin përkeqësime të mëtejshme në menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rio Ferdinand i sugjeron Man Utd transferimin e top sulmuesit në ditën e fundit të afatit kalimtar
Next Article Libraritë përballë harresës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?