By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Përkeqësohet moti të mërkurën, zonat më të rrezikuara nga përmbytjet në Shqipëri
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Përkeqësohet moti të mërkurën, zonat më të rrezikuara nga përmbytjet në Shqipëri
Shqipëri

Përkeqësohet moti të mërkurën, zonat më të rrezikuara nga përmbytjet në Shqipëri

admin
Last updated: 16/04/2024 13:52
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Territori i Shqipërisë pritet të përfshihet ditën e mërkurë nga reshje shiu, ndërsa Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bën të ditur se pritet të shfaqen problematika në Veriperëndim si dhe pjesërisht përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe vijës bregdetare.

“Sasia e reshjeve pritet të jetë më intensive deri lokalisht shumë intensive në qarkun e Shkodrës. Në qarqet Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë priten reshje intensive. Në qarqet Elbasan dhe Vlorë priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. Reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar priten në qarqet e tjera”, njoftoi Agjencia.

Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Të enjten, sipas Agjencisë, parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri në mesatar në pjesën më të madhe të territorit.

Në këtë kohë, Agjencia u kërkon bashkive të mobilizojnë strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile, si dhe institucioneve që kanë në administrim hidrovoret, rezervuarët, infrastrukturën rrugore, furnizimin me energji elektrike, furnizimin me ujë, monitorimin e nivelit të lumenjve dhe çdo strukturë tjetër që është në funksion të menaxhimit të emergjencave civile.

Kliko këtu për të shikuar motin në të gjitha qytetet e Shqipërisë

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Të gjithë janë krijues
Next Article “Pasnesër do t’i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?