By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Përmbyllet Kursi i Lartë i Sigurisë dhe Mbrojtjes, Vengu: Pjesë e vizionit tonë për FA moderne
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Përmbyllet Kursi i Lartë i Sigurisë dhe Mbrojtjes, Vengu: Pjesë e vizionit tonë për FA moderne
Shqipëri

Përmbyllet Kursi i Lartë i Sigurisë dhe Mbrojtjes, Vengu: Pjesë e vizionit tonë për FA moderne

admin
Last updated: 23/05/2025 15:22
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Ushtarakë të lartë nga Shqipëria, Kosova, Kroacia, Gjeorgjia, Hungaria, Italia, Turqia si dhe civilë profesionistë nga institucionet të ndryshme të sigurisë në vend përfunduan me sukses Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes që zhvillohet pranë Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë.

Në ceremoninë e përfundimit të këtij kursi dhe diplomimit të pjesëmarrësve morën pjesë ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjenerallejtënant, Arben Kingji, komandantë të forcave, ambasadorë, atashe ushtarakë, familjarë të kursantëve, etj.

Në fjalën e tij përshëndetëse, ministri i Mbrojtjes i uroi suksese kursantëve të sapodiplomuar dhe shprehu kënaqësinë që vit pas viti, ky kurs jo vetëm po zgjeron hartën e pjesëmarrësve, por po bëhet më praktik duke realizuar vizita studimore dhe njohëse në institucione prestigjioze kombëtare dhe ndërkombëtare.

“Jam veçanërisht i kënaqur që KLSM nuk ka mbetur vetëm brenda auditorëve. Vizitat studimore në institucione të rëndësishme brenda dhe jashtë vendit, i kanë dhënë kursit një dimension praktik dhe një qasje holistike për realitetet komplekse me të cilat përballen sigurinë ditët e sotme”, tha Vengu.

Më tej, ministri Vengu nënvizoi prioritetet e qeverisë për FA më moderne dhe ushtarakë të mirëtrajnuar dhe mirëstërvitur.

“Kolegji i Mbrojtjes dhe Sigurisë është pjesë e vizionit tonë më të gjerë për një ushtri moderne, të aftë dhe të integruar. Në kuadër të reformimit të arsimit ushtarak dhe ristrukturimit të Forcave të Armatosura, Kolegji Mbrojtjes dhe Sigurisë do të konsolidohet si institucioni kyç i edukimit profesional në çdo hallkë të hierarkisë së FA. Përfitoj nga rasti të përsëris angazhimin tonë për të thelluar bashkëpunimin me institucionet ndërkombëtare duke përfshirë edhe iniciativën e fundit për të lidhur Kolegjin tonë me Kolegjin Evropian të Mbrojtjes dhe Sigurisë”, u shpreh ai.

KLSM ka si qëllim aftësimin e ushtarakëve dhe civilëve të niveleve strategjike në Ministrinë e Mbrojtjes, Forcat e Armatosura dhe institucionet e tjera të sigurisë së vendit dhe atyre analoge të vendeve të tjera.

Programi i këtij kursi zgjat përreth 3 muaj, zhvillohet në gjuhën angleze dhe jep njohuri dhe trajnim analitik për probleme të Mbrojtjes dhe të Sigurisë, në nivelin kombëtar, rajonal e më gjerë.

Në Kursin e Lartë të XV të Sigurisë dhe Mbrojtjes, i cili është edhe forumi më i lartë në piramidën e arsimimit në karrierën ushtarake, për herë të parë mori pjesë edhe një ushtarak nga Forcat e Armatosura të Hungarisë.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Policia: Shtatë të arrestuar në Durrës, sekuestrohen armë zjarri e para
Next Article Çitaku: Kosova po mbahet peng nga kryeneçësia e Albin Kurtit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?