By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pirdeni: Reformë e administratës shtetërore, ndarje në institucione varësie dhe agjenci autonome
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Pirdeni: Reformë e administratës shtetërore, ndarje në institucione varësie dhe agjenci autonome
Shqipëri

Pirdeni: Reformë e administratës shtetërore, ndarje në institucione varësie dhe agjenci autonome

admin
Last updated: 29/06/2026 12:50
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 29 qershor, Zhurnal.mk – Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme shqyrtoi sot projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 90/2012, ‘Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore’”.

Gjatë prezantimit në komision, ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni theksoi se ky projektligj përbën një nga dy shtyllat kryesore të reformës në administratën publike dhe përafrimit të saj me standardet evropiane, krahas ligjit për nëpunësin civil.

Pirdeni bëri të ditur se nisma ligjore është rezultat i një pune dyvjeçare të zhvilluar me institucionet e qeverisjes qendrore dhe ato të pavarura, në bashkërendim të ngushtë me Komisionin Evropian dhe SIGMA-n, si dhe pas një procesi të gjerë konsultimesh me ekspertë dhe grupe interesi.

Sipas saj, koha e miratimit të këtij projektligji përkon me një fazë vendimtare të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, në kuadër të përgatitjeve për mbylljen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ajo kujtoi se me Konferencën e 8-të ndërqeveritare u miratua edhe pozicioni i përbashkët i BE-së për pikat e ndërmjetme, ku ndër detyrimet kryesore përfshihet miratimi dhe zbatimi efektiv i këtij ligji, si pjesë e kushteve horizontale për avancimin e procesit të integrimit.

Duke iu referuar vlerësimeve ndërkombëtare, Pirdeni tha se sipas OECD/SIGMA, Shqipëria konsiderohet sot si një vend lider në rajon në fusha kyçe të qeverisjes publike, përfshirë menaxhimin e financave publike, koordinimin e politikave, menaxhimin e burimeve njerëzore dhe qeverisjen digjitale.

Ajo theksoi se mbi këto arritje ngrihet nevoja për një fazë të re modernizimi të administratës shtetërore, me fokus rritjen e llogaridhënies dhe eficiencës institucionale.

Sipas saj, projektligji sjell një sërë risish, ndër të cilat thjeshtimi i institucioneve joministrore në dy kategori kryesore: institucione varësie dhe agjenci autonome, me qëllim qartësimin e rolit dhe përgjegjësive të tyre dhe garantimin e një modeli të unifikuar të qeverisjes.

Duke iu referuar raportit OECD/SIGMA 2024, ministrja u shpreh se, një numër organesh me funksione ekzekutive aktualisht raportojnë në Kuvend dhe nuk janë pjesë e strukturës së qeverisë, ndaj projektligji synon të rregullojë regjimin e tyre juridik, duke garantuar pavarësinë funksionale në përputhje me standardet evropiane.

Po ashtu, ligji parashikon ndalimin e dhënies së udhëzimeve dhe ndërhyrjeve të ekzekutivit në veprimtarinë e agjencive që gëzojnë pavarësi funksionale.

Një tjetër risi, sipas Pirdenit, është vendosja e një sistemi të unifikuar monitorimi të performancës së institucioneve në varësi të ministrive, i shoqëruar me mekanizma të qartë planifikimi dhe raportimi, si dhe publikim të rregullt të raporteve vjetore të performancës.

Projektligji forcon gjithashtu rolin e drejtorit të përgjithshëm si nivel kryesor i vendimmarrjes ekzekutive brenda ministrive, duke përcaktuar përgjegjësi të qarta institucionale.

Ndër risitë e tjera, parashikohet edhe forcimi i kontrollit paraprak mbi krijimin dhe riorganizimin e institucioneve të administratës publike, përmes detyrimit për analiza paraprake, me qëllim shmangien e zgjerimit të panevojshëm të strukturave shtetërore.

Ministrja nënvizoi gjithashtu se projektligji përcakton rregulla të qarta për rekrutimin, karrierën dhe largimin nga puna të punonjësve të shërbimeve publike që veprojnë pranë qytetarëve, të cilat rregullohen nga Kodi i Punës, përfshirë sektorë si shëndetësia dhe arsimi, me qëllim rritjen e transparencës dhe shmangien e abuzimeve.

Në përfundim, Pirdeni theksoi se ligji synon gjithashtu rregullimin e krijimit të institucioneve në varësi të Kryeministrit, vetëm kur ato janë të domosdoshme, me mandat të përkohshëm dhe të lidhura me prioritetet qeverisëse, si dhe vendosjen e një pragu minimal për strukturat me numër të vogël punonjësish, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe shmangien e fragmentarizimit të administratës publike.

You Might Also Like

Veliaj dhe Ajola Xoxa bëhen prindër për herë të dytë, SPAK i jep 48 orë leje kryebashkiakut për të qëndruar me fëmijën

Koçiu: Pensionet janë rritur mbi 70% për disa kategori që nga viti 2013

Rakipi: Media duhet të raportojë me kujdes çështjet gjyqësore, perceptimi shpesh zë vendin e provës

Gonzato magjistratëve të rinj: Çdo vendim i juaji do të ndikojë në jetën e qytetarëve dhe besimin te drejtësia

Sadushi me magjistratët e rinj: Shkolla ju jep diplomën, besimin duhet ta ndërtoni vetë me vendimet që do të merrni

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rakipi: Media duhet të raportojë me kujdes çështjet gjyqësore, perceptimi shpesh zë vendin e provës
Next Article Nikollovski: Grant prej një milion eurosh për reformën e MZ Transport, paralajmërohen trena dhe lokomotiva të reja
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Selvija me dedikim prekës: Shpat, unë e Roeli kemi shumë nevojë për ty
Showbizz
Filipçe: LSDM do ta bllokojë Kodin Zgjedhor sepse i hap derën vjedhjes së zgjedhjeve
Maqedoni
Fantastike: Jon Kuka e mposht serbin Markovic në “repesazh” me Ippon
Sport
Zyrtare: Enzo Maresca trajner i Man Cityt
Sport

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?