By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Real Madridi befason me reagimin pas triumfit të Kane në garën e Topit të Artë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Real Madridi befason me reagimin pas triumfit të Kane në garën e Topit të Artë
Sport

Real Madridi befason me reagimin pas triumfit të Kane në garën e Topit të Artë

admin
Last updated: 27/10/2026 11:13
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kanali zyrtar televiziv i Real Madridit ka reaguar pas triumfit të Harry Kane në garën për Topin e Artë, duke e vlerësuar si të merituar fitoren e sulmuesit anglez përpara Kylian Mbappes.

Sulmuesi i Bayern Munichut u shpall lojtari më i mirë i sezonit të kaluar, duke përfunduar përpara yllit francez të Real Madridit në votimin për çmimin prestigjioz.

Ceremonia u transmetua drejtpërdrejt nga Real Madrid TV, ku u ndoq edhe momenti kur legjenda braziliane Ronaldo Nazario shpalli fituesin e çmimit.

Pavarësisht se shpresat e tifozëve madrilenë ishin të lidhura me Mbappen, prezantuesi i kanalit zyrtar të klubit spanjoll e pranoi rezultatin dhe uroi Kane për triumfin.

“Shpresat e tifozëve të Real Madridit, natyrisht, ishin te Kylian Mbappe. Epo, parashikimet dolën të sakta. Prandaj, urime lojtarit të Bayern Munichut! Urime reprezentuesit të Anglisë!”, deklaroi prezantuesi.

Ai gjithashtu theksoi se Mbappe do të ketë sërish mundësi për ta fituar këtë çmim në të ardhmen, duke vlerësuar se Kane e meritonte triumfin.

“Sa i përket Kylian Mbappes, momenti i tij do të vijë përsëri. Urime Harry Kane. Kylian Mbappe kishte argumente të forta për ta fituar çmimin, por triumfi i Kane është padyshim i merituar”, u shpreh ai.

Në fund, prezantuesi e cilësoi sulmuesin anglez si një futbollist të jashtëzakonshëm, duke vlerësuar karrierën e tij.

“Harry Kane është një lojtar fantastik me një karrierë të jashtëzakonshme”, përfundoi ai.

You Might Also Like

Real Madridi i vendos çmimin Vinicius Juniorit, drejtuesit po shqyrtojnë shitjen e brazilianit

Reagimi i Yamalit gjatë fjalimit të Kane bëhet viral në rrjetet sociale

Man Utd merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e Carrickut

Mbappe kërkon falje publike ndaj popullit kinez pas veprimit që shkaktoi reagime të mëdha

Zbulohen votat e Kosovës për Topin e Artë 2026

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Apple thotë se do t’i zëvendësojë telefonat “iPhone Duo” që shfaqin probleme me ekranin
Next Article Plan njëzetvjeçar për pasuritë minerale
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?